Arian Çani është një nga gazetarët dhe moderatorët më të komentuar të publikut. Moderatori i ‘Zonë e lirë’, ka bërë të mundur që ditën e premte, të gozhdojë shqiptarët përpara ekranit. Ka thyer shumë tabu dhe është i hapur në çdo gjë që thotë dhe mendon.
Mirëpo për jetën e tij private Çani tregohet gjithmonë i rezervuar dhe fotot me bashkëshorten ose vajzën e tij janë të rralla.
Megjithatë ai ka thyer akullin dhe për herë të parë ai ka vendosur që të shfaqet në një event publik së bashku me vajzën e tij, e cila quhet Joana.
Ai ka qenë prezent mbrëmjen e djeshme në ceremoninë e inaugurimit të amfiteatrit te Tiranës, ku në një intervistë për emisionin ‘Rudina’ është shfaqur së bashku me Joanën e vogël.
“Bukur shumë këtu po po, ja po presim të fillojë koncerti me Joanën edhe shyqyr që është koha e mirë dhe po e shijojmë , ka dal një gjë shumë e bukur, ja po e inaugurojmë sot me Joanën”, ka thënë moderatori duke i drejtuar mikrofonin vajzës së tij, e cila siç duket dhe nga pamjet ka një ngjashmëri të madhe me Çanin. (E.V/Faxweb.al)