Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka festuar sot 44-vjetorin e lindjes.
Deputetja e Albana Vokshi, së bashku me një grup deputetësh të tjerë e kanë surprizuar kryedemokratin me një tortë ku siç duket kanë zgjedhur një tortë me logën e PD-së.
Ndërkohë që Vokshi ka shpërndarë në Facebook dhe një video ku shihen demokratët duke trokitur gotat dhe duke uruar Bashën.
“Një surprizë e thjeshtë për ditëlindjen e Kryetarit të Partisë Demokratike. I dashur Kryetar, edhe 100 vite plot gëzime, shëndet e suksese!” shkruan Vokshi.
(M.Q/Faxweb)