19:25 | 29/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Si e “fsheha” Ramën e papërmbajtur që mos ta shihnin duke qeshur, ditën që Enver Hoxha ndërroi jetë”

14:15 | 11/04/2017
në Aktualitet, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Si e “fsheha” Ramën e papërmbajtur që mos ta shihnin duke qeshur, ditën që Enver Hoxha ndërroi jetë”

Në 32-vjetorin e vdekjes së ish-diktatorit Enver Hoxha, analisti Artur Zheji, i cili njihet për miqësinë që ka pasur me kryeministrin, rrëfen mbi atë ditë, lajmin që morrën aid he Edi Rama e se si u mundua ta “fshihte” kryeministrin e sotshëm, i cili donte kaq shumë të qeshte kur gjithë të tjerët qanin për vdekjen e diktatorit.

Zheji shkruan se Rama ishte i papërmbajtur atë ditë, kur komunistët nisën me arrestimet e atyre që qeshnin apo që tregonin barcaleta në atë “Ditë Zie Kombëtare”. Në shkrimin për “360gradë.al” ai shprehet se kush thotë që Rama ka qenë enerist gabohet, ndërsa sa për shndërrimin e politikën e tij sot, është çështje tjetër.

Shkrimi i Artur Zhejit:

Ishte si sot, një ditë me diell, edhe 11 prilli i vitit 1985. Në Akademinë e Arteve, në sallën e madhe të koncerteve, organizata e partisë së shkollës, kishte mbledhur të gjithë, studentë dhe pedagogë. Na u komunikua zyrtarisht “lajmi i hidhur”, Enver Hoxha kishte ndrruar jetë, por dhimbja duhej kthyer në forcë dhe të gjithë duhet të rrinim grusht bashkuar rreth partisë! Dhe të vigjëlonim që armiku të mos përfitonte dot, nga kjo humbje e madhe. Filluan të qarat, si në një histeri kolektive dhe fjalimet e përlotura. Me Ramën ishim takuar edhe më herët, në palestër se luanim basketboll çdo mëngjes nga ora 7 deri në 8. E kishim marrë vesh lajmin dhe nuk dinim se si ta fshihnim gëzimin e madh, që dikatori kishte ikur njëherë e përgjithmonë.

Fillimisht u ulëm në platenë e sallës së koncerteve, sepse ishte një mbledhje e detyrueshme, mirëpo Edi ishte nervoz dhe nuk duronte dot fjalimet idiote dhe të përlotura, të studentëve dhe pedagogëve që jepnin shfaqje me lot dhe me të çjerra. Ndërkohë që ne nuk denim se si ta fshihnim gëzimin e brendshëm.
“Ikim lart te galeria, sepse këtu biem shumë në sy” – i thashë. Dhe ashtu bëmë. Ndejtëm pak aty dhe pastaj u larguam fare. Mirëpo edhe jashtë shkollës, situata ishte e keqe. Sigurimi i Shtetit, ishte i acaruar. Komunistët bolshevikë dhe radikalë, kërkonin me sy të përlotur dhe të përgjakur, që të gjithë të qanin dhe të kishin fytyra rreptësisht të mërzitura thellë. Përndryshe… Ndërkohë kishin filluar arrestimet, thjesht sepse dikush kishte qeshur, apo kishte treguar një barcaletë, atë ditë “zie Kombëtare”.
Nuk mund të shkoje dot në ndonjë lokal, apo në ndonjë vend tjetër publik dhe të ishe vetvetja.
Mirëpo problemi ishte Edi. Ai nuk përmbahej dhe kishte dëshirë ta shprehte dhe tregontë qyfyre që na bënin për të qeshur.

“Eja me mua!” – i thashë, “ikim te gjyshja ime! Rrimë te bahçja aty nuk na sheh njeri dhe qeshim e gëzojmë sa të duam!” Dhe e mora me vete. Aty gjetëm gjyshen time, nga ana e nënës, Behixhen, të përlotur. E përqafuam dhe e ngushëlluam formalisht, sepse ajo si nënë dëshmori që ishte, nuk mund të bindej që ishte mirë që përbinëshi kishte ikur në drejtim të paditur.
Dolëm nga ana e pasme e bahçes dhe shpërthyem në të qeshura. Ramës gati nuk i besohej, që mund të kishte vdekje edhe për Enver Hoxhën.

Kush thotë se Rama, ka qenë enverist gabohet, ose bën politikë. Se çfarë metamorfoze apo se çfarë shndrrimi ka ndodhur sot me të, kjo është një çështje tjetër.
Por në 11 Prill 1985, natyra i çliroi shqiptarët nga Dikatori dhe që atëherë, shqiptarët prodhojnë më së shumti, liderë politikë, që herët a vonë fillojnë dhe i ngjajnë atij. Sidomos për mosrespektin e madh për njerëzit dhe për mbivlerësimin e paarësyeshëm për veten, si qendra e rreme e Botës! Të cilës mund ti falet çdo gjë. Hoxha ka vdekur, por modeli i tij, jeton ende. Jo vetëm te Edi Rama.

(XH.A/SHUPLAKA)

Etiketa: artur zhejiedi ramaenver hoxharrefim
Pas

Lubonja tregon kushtin e Ramës ndaj Rakipit për të qenë në emision, flet edhe për telefonatat e njerëzve…

Para

Erion Veliaj i jep Carlo Bollinos 24 milionë lekë për festival në bunkerin që administron vetë (DETAJET)

Para
Erion Veliaj i jep Carlo Bollinos 24 milionë lekë për festival në bunkerin që administron vetë (DETAJET)

Erion Veliaj i jep Carlo Bollinos 24 milionë lekë për festival në bunkerin që administron vetë (DETAJET)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Enzo Maresca, trajneri i Chelseas, i pamëshirshëm ndaj FIFA-s…

Toka po rrotullohet më shpejt, vera me ditë më të shkurtra se zakonisht

Del jashtë kontrollit zjarri në fshatrat e Vlorës, ndërhyn helikopteri me ujë

Tre stacione moderne meteorologjike në Korçë në ndihmë të fermerëve

Shërbimi i Sigurisë së Izraelit çmonton një grup të Hamasit në Bregun Perëndimor, mbi 60 arrestime dhe 22 armë të sekuestruara

Gjykata e Kasacionit në Itali: Dyshime për kushtetutshmërinë e marrëveshjes me Shqipërinë për emigrantët

Përplasja për emigrantët, deputeti britanik pretendon se e ka fituar bastin me Ramën: Të gjithë të burgosurit do i kthejmë!

Grossi: Irani mund të rinisë pasurimin e uraniumit brenda muajsh

Franca ndalon me ligj konsumimin e cigares në parqe dhe plazhe, 135 deri në 700 euro gjobë për ata që kapen nga autoritetet

Anglia U-21 kampione e Europës, mposht Gjermaninë në finale

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.