Mëngjesi i parë i Vitit të Ri ka disa orë që ka hyrë. E teksa shumë prej nesh ende nuk janë zgjuar, të dalldisur nga festimet e një nate më parë, në familjen e këngëtares Julka Gramo nuk ndodh kështu.
Tashmë, nënë e dy djemve, mëngjeset nuk kanë si të jenë të qeta, por përkundrazi janë të vrullshme. Përmes dy postimeve në Instagram, Julka shfaq më të voglin e familjes që “ka ngritur shtëpinë në këmbë”.
Në fillim duke luajtur me top e më pas me lojëra formuese. Mëngjes intensive, duhet thënë. (XH.A/SHUPLAKA)