Kryeministri Edi Rama komentoi mbrëmjen e së enjtes shkrimin e të përditshmes “Bild”, për të cilin tha se ishte media gjermane ajo që e publikoi, por sipas tij autorë të saj janë ish-ministri Ylli Manjani dhe gazetari Basir Çollaku.
Këtë të fundit Rama e quajti “pastref” me pretekstin se nuk i kujtohej emri, ndërkohë që shtoi se dy personat në fjalë janë burimi ku është bazuar gazetari i Bild.
Ndërkohë nuk ka munguar as reagimi i gazetarit Çollaku i cili shprehet se Rama nuk e mban mend emrin e tij pasi kujtesa i është mbushur me emrat e trafikantëve.
Çollaku shton më tej edhe një listë me emra që sipas tij janë në kujtesën e kryeministrit ndëkohë që e mbyll reagimin duke thënë se ka shumë krim dhe drogë me personazhet rrotull dhe se ma ta nuk rrihet as në një memoria.
Reagimi i plotë:
Nuk rri dot ne Kujtesen e Rames bashke me banditet e trafikantet..
Faleminderit z. KM Rama qe nuk ma mbani mend emrin mua si gazetar prej 21 vitesh..
Sepse
Ne Memorjen tuaj jane te fresket e te paharruar emrat e :
Shullazit
Dajtit
Bushit
Roshit
Termetit
Gjushit
Tahirit
Ymerit
Lales
Donit..
Balilit.
Xibraka..
Jam i dosjes Zagani
Jam.i.dosjes Habilaj
Dosjes Tahiri
Dosjes Nuhu ku Taulanti ngeci ne Fushe Kruje
I Pepkoles per Laboratorin e Heroines ne Kukes dhe lirmin e trafikantit Naser Gashi
E plot te tjera…
Ka shume.krim e droge ne shume personazhe rrotull
Me keta nuk rrihet as ne nje Memorje
(F.GJ/FAXWEB.AL)
Discussion about this post