Pas daljes nga selia e Partisë Demokratike, kreu i demokratëve, Lulzim Basha, në shoqërinë e Berishës dhe mbështetësve dhe aleatëve të partisë së tij u drejtuan drejt podiumit për të mbajtur fjalimin e tij.
Qindra mijëra qytetarë nga rrethet u bashkuan kësaj proteste duke brohoritur kundër qeverisë dhe kryeminsitrit Rama. Në këtë protestë në shënjesët kryesore ishin vënë lryeministri Edi Rama dhe dy ministtrat e tij, ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri dhe ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj.
Por ajo që ra më shumë në sy ishte prania e paktë e pankartave por mbizotërimi i tre dordolecëve. Rama, Tahiri dhe Beqaj ishin kthyer në dordolecë në këtë protestë.
Dordoleci Rama ishte i veshur me një kostum në ngjyrë kafe, me krahë të hapur dhe u shfaq me një fytyrë të egërsuar. Ndërsa dordolecët Beqaj dhe Sajmir Tahiri ishin të të veshur me kostum blu. Dordolecët ishin ndërtuar prej druri dhe kashte. Këta dordolecë mbaheshin nga qytetarët e protestës të cilët më vonë ju vunë edhe zjarrin. (J.V/Shuplaka)