14:12 | 04/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Si e kryqëzuan mediat serbe kampionin shqiptar të Europës për gjestin e shqiponjës

09:06 | 06/03/2017
në Sport, Te Gjitha
0
Si e kryqëzuan mediat serbe kampionin shqiptar të Europës për gjestin e shqiponjës

Atleti Izmir Smajlaj u shpall kampion Evrope në garën e kërcimit së gjati në Kampionatin Evropian të Atletikës që u mbajt në Beograd. Ai arriti t’i befasonte të gjithë me kërcimin e tij 8.08 metra.

Pas fitores, Smajlaj në mënyrë simbolike bëri me duar shqiponjën, dhe kjo shkaktoi në mënyrë të menjëhershme reagim te mediat serbe.

“Shqiptari Izmir Smajlaj çuditërisht mori medaljen e artë në kërcim së gjati në Kampionatin Evropian në Beograd, ndërsa më vonë i paprovokuar provokoi publikën korrekt në “Arena” e cila e përshëndeti atë me duartrokitje”, shkruan portali serb “Vesti-online”.

“Kur u bë e qartë se fitoi çmimin e parë për kërcimin e tij prej 8.08 metra, ai bëri me duar shqiponjën dykrenore (përshëndetje karakteristike e shqiptarëve) dhe ka bërë me gisht kah fanella e tij ku shkruante Shqipëria”, shkruan më tej ky medium.

“Çfarë të thuhet? Komplekset janë të pashërueshme”, ka shkruar “Vesti-online”.

Me tone të ngjashme ka raportuar edhe portal tjetër serb, “Blic”.

“Organizimi i mrekullueshëm i Evropianit në atletikë nuk ka mundur të kalojë pa incidente të cilat i ka nxitur shqiptari Izmir Smajlaj, rrjedhimisht fitues i garës në kërcim së gjati”, shkruan ky portal.

“Smajlaj ka mundur ta përshëndes publikun, por ai në vend të kësaj, me duar ka bërë shqiponjën dykrenore që është simbol i Shqipërisë, dhe duke treguar kah fanella e tij ku shkruante emri i vendit nga vjen ai”, ka shtuar “Blic”.

Më tej, ky portal thotë se megjithëse e fitoi çmimin e parë, “suksesin e prishi me këtë gjest të panevojshëm”.

Si duket, në Serbi ende nuk janë pajtuar me atë incidentin e 14 tetorit, 2014 kur flamuri me mbishkrimin “Autochthonous” dhe me hartën e trojeve etnike shqiptare valoi mbi stadiumin në Beograd në kohën kur po luhej ndeshja Serbi – Shqipëri.

Etiketa: Izmir Smajlajmediat serbe
Pas

Rrahu nënën dhe motrat e tij, arrestohet 19-vjeçari në Lushnje (EMRI)

Para

Xhilda prostituta e ”luksit”: Si i zgjidhja vetë klientët e pushtetshëm (RRËFIMI)

Para
Xhilda prostituta e ”luksit”: Si i zgjidhja vetë klientët e pushtetshëm (RRËFIMI)

Xhilda prostituta e ''luksit'': Si i zgjidhja vetë klientët e pushtetshëm (RRËFIMI)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Mbi 180 të vdekur në Gaza në 24 orët e fundit, për shkak të urisë

Kremlini reagon për herë të parë pas lëvizjes së nëndetëseve nga Trump: Duhet të jemi të kujdesshëm me retorikën bërthamore

Policia Rrugore Tiranë bën bilancin javor: Procedohen 21 shoferë për parkim të gabuar, bllokohen 60 makina

Raporti/ Shqipëria ka pensionet më të ulëta në Europë, shpenzon 10 herë më pak se BE-ja

Aksioni për lirimin e hapësirave në Tiranë, Rama: Vazhdojmë papushim, komentuesit të bëjnë durim

BE pezullon tarifat për SHBA, von der Leyen: Të shmangim provokimet, sa të mbyllet marrëveshja!

Dogji një sipërfaqe toke dhe disa pemë ulliri, identifikohet autori dhe procedohet penalisht

Thirrjet antishqiptare në Maqedoninë e Veriut, reagon Vjosa Osmani: Cenojnë frymën e bashkëjetesës! Shqetësuese mos reagimi i krerëve të lartë në Shkup

“Bujqësia po shkatërrohet nga TVSH 20%”- Tabaku: Duhen politika tatimore që ndihmojnë prodhimin vendas dhe fuqizojnë prodhuesit e vegjël

“Dhoma gazi për shqiptarët”- Kryeministri i Maqedonisë së Veriut reagon ndaj thirrjeve antishqiptare: Nuk i vura re, por i dënoj!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.