08:42 | 15/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Si e morën shtetesinë dy indianët, ja cilat janë dy ministrat e përfshirë

16:42 | 23/03/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Si e morën shtetesinë dy indianët, ja cilat janë dy ministrat e përfshirë

Institucionet e sigurisë kombëtare nuk kanë dhënë informacionet e plota mbi tre shtetasit indianë që kanë marrë shtetësinë shqiptare, por që në vendin e tyre ishin akuzuar për pastrim të parave. Presidenti Ilir Meta ka deklaruar se propozimi ka ardhur nga Ministria e Mjedisit, por Blendi Klosi shprehet se do ta sqarojë në një moment të dyte situatën. Po ashtu dhe ish-ministri Ditmir Bushati është shprehur se për dhënien e titullit Konsull Nderi për një prej tyre janë pyetur dhe institucionet përkatëse.

Dhënia e nënshtetësisë shqiptare për dy shtetasit indianë ka vënë në dyshim funksionimin e institucioneve të sigurisë shqiptare.

Në reagimin e tij presidenti, Ilir Meta, ka deklaruar se për shtetasit e huaj, Nitin dhe Chetankumar Sandesara janë zbatuar procedurat ligjore bazuar në pikën 7, të nenit  9  të ligjit “Për shtetësinë shqiptare”.

Propozimi ka ardhur nga Ministria e Turizimit dhe Mjedisit, për shkak të eksperiencës në investime dhe historikut të sipërmarrjeve të suksesshme jashtë Republikës së Shqipërisë dhe për shkak të angazhimit të tyre për realizimin e investimeve të rëndësishme elitare në vendin tonë.

Madje Presidenca sqaron se janë bërë të gjithë verifikimet nga agjencia ligjzbatuese nga e cila nuk kanë rezultuar të dhëna problematike për dhënien e shtetësisë shqiptare.

Por i pyetur nga mediat, Ministri i Mjedisit nuk ka dhënë asnjë sqarim.

Edhe pse janë të akuzuar prej për pastrim të parave, një prej shtetasve indian është edhe Konsull Nderi i Republikës së Shqipërisë në Nigeri.

Por ish-ministri, Ditmir Bushati, shprehet në facebook se procedurat për emërimin e Konsujve të Nderit janë të përcaktuara qartë në Konventën e Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike.

“Në çdo rast janë agjencitë e specializuara të vendit propozues dhe atij pritës që kryejnë verifikimin e pastërtisë së personit”, shprehet ai.

Vetëm një ditë më parë Interpol Tirana arrestoi shtetasin indian Hitesh Patel, 59 vjeç, lindur në Indi dhe banues në Nigeri.

Në Indi ata janë të akuzuar për vjedhjen dhe pastrimin e 725 milionë dollarëve.

Pasi kanë mbërritur në Shqipëri, ata kanë krijuar kompani investimesh./ Ora News

Etiketa: 2 velezerit indian
Pas

Tragjike/ Mbytet trageti humbin jetën 102 persona

Para

Zjarr i fuqishëm në Parkun Kombëtar të Qafshtamës

Para
Zjarr i fuqishëm në Parkun Kombëtar të Qafshtamës

Zjarr i fuqishëm në Parkun Kombëtar të Qafshtamës

Discussion about this post

 



Të Fundit

Liderët e Europës” zbarkojnë” për dy ditë në Tiranë, policia plan masash, ja rrugët dhe zonat që bllokohet

Diaspora/ Numërohen rreth 63% e zarfeve, kryeson PS me 65 mijë vota

Berisha: Bandat vepruan në 10 qarqe për të sjellë në parlament 30 deputetë të PS! ‘Ylli’ i kësaj fushate është famozja Sara Mile

Berisha: Këto ishin zgjedhjet më të plaçkitura në 33 vite! Rama i bleu hapur votat me vendimet e tij

Zgjedhjet e 11 majit, Noka: Administrata nuk funksionon në shërbim të qytetarëve por qeverisë! Janë dhënë mijëra euro që demokratët mos të votojnë

Zgjedhjet e 11 majit, nis mbledhja e drejtuesve te qarqeve: Zgjedhjet u vodhen nga Rama

Rama: Për 30 ditë shqiptarët dëgjuan, vlerësuan, gjykuan dhe në 11 maj, ata vendosën të na besojnë ne PS mandatin e katërt

Votat e Greqisë, PD çon në Kolegjin Zgjedhor çështjen

Vota e diasporës! Kryeson Partia Socialiste, ja votat për secilin qark

Komisionerja Kos uron Ramën: Momenti për zgjerimin e BE është real

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.