Ish-bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama, aktorja e njohur Matilda Makoçi u shfaq mbrëmjen e kaluar në emisionin “E Diell”, në një intervistë me moderatorin Adi Krasta.
Nuk është hera e parë që Matilda shfaqet në publik pas një perishe të gjatë mungese, por është hera e parë që shfaqet në televizion.
Në tetor të 2016-ës, aktorja u rikthye në skenë për një ekspozitë të piktores Natasha Bega, ku recitoi disa poezi.
Gjatë intervistës së mbëmshme, Krasta e priti aktoren krahëhapur, dhe e shoqëroi atë të ulej në karrigen e studios. Duke folur për gjimnazin, Makoçi rrëfeu se djemtë asokohe i këndonin një këngë: “O Matilda o Matilda / zemra për ty më rreh tik-tak / të dua përjetë”.
Aktorja foli edhe për marrëdhënien me djalin e saj Gregun, djalin e kryeministrit Rama. Matilda u shpreh se me djalin kishte një marrëdhënie shumë të të mirë dhe bisedonin për çdo gjë.
“Natyrisht që m’i thotë të tëra, sa mundet mosha e tij të tregojë. Zgjedh se çfarë më thotë.”, tha Makoçi.
Aktorja u shfaq tejet rrëzëllitëse, me një fustan vishnje, me shkëlqim, të kombinuar me këpucë të zeza me fare pak takë. Vërtet 53-vjeç, por vitet për Matildën duket se nuk po kalojnë, pasi ajo duket shumë elegante. (D.D/Shuplaka)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”1046″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]