Linda Rama është emëruar në Këshillin drejtues së Bankës Amerikane të Investimeve (ABI BANK). Ajo është emëruar në këtë detyrë që prej fillimit të vitit të shkuar dhe mandati i saj do të zgjasë deri më 7 janar të vitit 2020.
Por edhe pse zyrtarisht rezulton në detyrë që prej janarit të vitit 2016, zyrtarizimi i znj.Rama është bërë në shtator të këtij viti, sipas dokumenteve të publikuara nga vetë banka.
Mirëpo nëse bën pak kërkime kupton edhe më shumë lidhjet e politikës me biznesin dhe lidhjen e kryeministrit Rama me të gjithë këtë histori. Vetë ai ka qenë i pranishëm në inagurimin e këtij filiali banke në Shqipëri. E gjitha kjo ka ndodhur në fund të vitit 2015, as një muaj më parë se gruaja e tij të merrte postin.
Deri në momentin që Linda Rama zgjedh të jetë pjesë e një bordi të tillë jemi dakord, po pse duhet që Kryeministri Rama në emër të shtetit shqiptar të japë mbështetjen ndaj këtij investimi. (E.K/SHUPLAKA)