13:19 | 15/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

”Si e shkel Kushtetutën e Shqipërisë qytetarja Eglantina Gjermeni, deputete”

14:19 | 20/05/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
”Si e shkel Kushtetutën e Shqipërisë qytetarja Eglantina Gjermeni, deputete”

Kur na ndajnë 4 ditë nga zgjedhjet për Akademinë e Shkencave, ku pritet të zgjidhet si kryetar Skënder Gjinushi, një nga kundërshtarët e tij publik, akademiku Artan Fuga, ka zgjedhur që të bëjë sot publike, shkeljet që sipas tij ka bërë deputetja e PS-së Eglantina Gjermeni.

Kjo e fundit është një nga deputetet nismëtare për ligjin që do të rregullojë Akademinë e Shkencave, ndërsas Fuga e akuzon se veprimet e saj janë në shkelje të Kushtetutës së Shqipërisë.

“Pika 1 e nenit 82 të Kushtetutës kërkon pa asnjë ekuivok që : “Propozimi i ligjeve, kur është rasti, duhet të shoqërohet kurdoherë me raportin që përligj shpenzimet financiare për zbatimin e tij”.

Por a e ka bërë këtë qytetarja Eglantina Gjermeni, deputete, kur në datën 10 maj 2019 paraqiti propozimin për një projektligj që gjoja reformon Akademinë e Shkencave të Shqipërisë?”, shkruan Fuga.

Reagimi i plotë i akademikut Fuga: 

Si e shkel Kushtetutën e Shqipërisë qytetarja Eglantina Gjermeni, deputete

Mjerimi antikushtetues i paraqitjes nga ana e qytetares Eglantina Gjermeni, deputete, e projektligjit për gjoja reformimin e Akademisë të Shkencave!

Pika 1 e nenit 82 të Kushtetutës kërkon pa asnjë ekuivok që : “Propozimi i ligjeve, kur është rasti, duhet të shoqërohet kurdoherë me raportin që përligj shpenzimet financiare për zbatimin e tij”.

Por a e ka bërë këtë qytetarja Eglantina Gjermeni, deputete, kur në datën 10 maj 2019 paraqiti propozimin për një projektligj që gjoja reformon Akademinë e Shkencave të Shqipërisë?

Nga investigimet që vazhdojnë rreth skandaleve lidhur me këtë çështje sa në Akademinë e Shkencave edhe në Kuvend, rezulton se paraqitja e saj ishte shoqëruar në fakt vetëm me këtë fjali : “Projektligji nuk sjell si pasojë rritje të shpenzimeve buxhetore për Akademinë e Shkencave, as për institucione të tjera.”

Një mjerim i vërtetë etik, teknik dhe ligjor.

Ky është pra raporti financiar që kërkon taksativisht Kushtetuta, të cilën një deputete e shkel në mes të ditës, në mes të Komisionit, në mes të Kuvendit, në sytë e medias dhe të opinionit publik.

Ajo ndofta kujton se është mbi Kushtetutën e Shqipërisë, sepse mbi akademinë e shkencave dhe ministrinë e arësimit ka dalë se ka dalë.

Shihni si e redukton analizën financiare që duhet të përligji shpenzimet : Nuk ka shpenzime shtesë!!!

Qesharake!

Ku i bëri llogaritë?

Ku i certifikoi?

I di kjo deputete shpërdorimet e parasë publike në Akademinë e Shkencave?

Si bëhet palë me shpërdorimin pa efektivitet të buxhetit të shtetit?

Si nuk i shkon mendja të analizojë sesi shkenca jo vetëm harxhon paranë publike, por edhe duhet të prodhojë të mira materiale dhe financiare!

Shiheni se kush do ta reformojë Akademinë e Shkencave! E sheh shkencën vetëm si konsumatore parash publike, si thes për të futur dorën dhe grabitur parà!

Nuk ka faj ! Kështu e sheh edhe projektligji i “saj” në përmbajtje! Akademia e Shkencave nuk ka asnjë analizë financiare të rendimentit financiar të investimit për të nga ana e buxhetit të shtetit. Sepse po ta bëjë hidhet në erë si institucion !

Ja fytyra e vërtetë e reformimit që kjo deputete paraqet me propozimin e saj!

Duke mos respektuar Kushtetutën projektligji i saj duhet të hidhet në kosh sepse është i padenjë procedurialisht qysh në dëgjesën e bërë, e cila kushtetueshmërisht është nul!

Intelektualisht nul!

Financiarisht nul!

Nul, nul, nul!

 

Etiketa: fuga gjermenifuga zbulon shkeljet e gjermenit
Pas

“Krimi i organizuar po lulëzon”, raporti: Si futet kokaina nga Durrësi dhe ku shpërndahet

Para

Foto/ Dita e Jetimëve, Ismail dhe Helena Kadare surprizojnë fëmijët në mënyrë të veçantë

Para
Foto/ Dita e Jetimëve, Ismail dhe Helena Kadare surprizojnë fëmijët në mënyrë të veçantë

Foto/ Dita e Jetimëve, Ismail dhe Helena Kadare surprizojnë fëmijët në mënyrë të veçantë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Akuzohen për spiunazh në favor të Izraelit, Irani arreston dy persona

Ministeriali i Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore, policia publikon akset që do të bllokohen në Tiranë

Konferenca e OKB-së: Një kthesë për mbrojtjen e oqeaneve të botës, BE jep 1 mld euro!

Trump feston 79-vjetorin me paradë, protestuesit: Nuk ka mbret në Amerikë!

E rëndë në Kurbin, i riu dhunon dhe bën për spital 70-vjeçarin!

U rrëzua nga biçikleta, ndërron jetë 60-vjeçari në Tiranë

Balenë në mes të ditës, pamje të rralla në detin e Vlorës

Viktima në Izrael nga sulmet, kërcënohet Perëndimi: Gati 2000 raketa për Europën!

Kryente manovra të rrezikshme në zonën e rërës, bllokohet automjeti në Velipojë

Kosova dëbon dy pjesëtarë të MPB-së serbe dhe ua ndalon hyrjen për 5 vjet

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.