Duket se zbatimi i njëjtë i ligjit për të gjithë qytetarët në vendin tonë është pak problem. Në denoncimin e një qytetari te “Shuplaka” shprehet shqetësimi se për parkimin e automjeteve policia rrugore zbaton dy standarde.
Sipas tij makinat që shihen në një zonë që është e ndaluar parkimi i përkasin oficerëve të policisë dhe duket se për ta zbatimi i ligjit nuk është i njëjtë.
“Përshëndetje këto dy vetura janë parkuar përpara tabelës , nga këto dy vetura të parkuara zbritën ekzastësisht 5 oficerë policie!
Në këtë aks për makina të parkuara jashtë vijës marxhinale të parkimit policia bashkiake dhe ajo rrugore zbaton ligjin me përpikmeri për qytetarët kundravajtës , ndërsa në rastin konkret për kolegët bën sevap !”, thuhet në denoncimin e qytetarit.
Epo mesa duket ‘’Policia që duam” i ka mbyllur pak sytë këtë herë. (E.K/SHUPLAKA)
Discussion about this post