Gazetari shqiptaro-holandez Vincent Triest ka komentuar sot në studione ”Fax News” çështjen e ish-ministrit të Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri, i cili është nën hetim për trafik ndërkombëtar droge dhe korrupsion.
Sipas Triest kjo çështje në Holandë shihet si absurditet dhe se e gjithë sa po ndodh dëmton imazhin e Shqipërisë në botë.
”Në Holandë shihet si absurditet, do ishte diçka shumë e rëndë që probleme të tilla ndodhin në Shqipëri. Është diçka që dëmton imazhin e Shqipërisë në botë, kamë dëgjuar shpesh që janë gazetarët që e nxijnë imazhin.
Por duhet kuptar që imazhi i Shqipërisë nuk prishte për 1 a 2 shkrime, por kur nuk merr masa për rregullimin e situatës”, përfundoi gazetari.
Sot pati zhvillime të reja lidhur me hetimet e Tahirit, ku Prokuoria për Krime të Rënda thotë se 863 mijë eurot e gjetura në makinë me Orest Sotën janë të ish-ministrit të Punëve të Brendshme.
(V.G/Faxweb)