Gjinekologia Flora Belegu ka folur për situatën e koronavirusit në Klinikën e Gjinekologjisë. Duke folur për RTV Dukagjinin, u shpreh se katër paciente janë të prekura me Còvid-19.
“Tri janë shtatzëna ndërsa njëra është lehonë. Gjendja e të trijave që janë shtatzënë është stabile dhe po trajtohen edhe me oksigjeno terapi”, tha ajo, duke shtuar se gjatë verës është shtuar numri i grave që lindin.
“Vetëm gjatë 24 orëve të kaluara kemi pasur 41 lindje. Lodhje po ka por rastet duhet kryer”, u shpreh Belegu. Vetëm një rast ka përfunduar me fátalitet ndërsa të tjerat që kanë qenë të prekura, kanë pasur lindje të mbarë. (A.M/Faxweb.al)