Ministri i Drejtësisë Petrit Vasili, të pasurit kryeministër Edi Ramën e sheh si një detyrim kushtetues që duhet të përmushet deri në fund. Të paktën kështu deklaroi ai në një intervistë për ABC News.
“Që të kesh kryetar partie Ilir Metën është një arsye për të cilën ne jemi në LSI dhe këtu nuk ka ç’të diskutohet, thënë nga unë, sepse z. Manjani ka aderuar më vonë në LSI. Për mua ka qenë arsyeja themelore për të qenë atje dhe motivimi për arsyen e thjeshtë dhe të vetme se Ilir Meta ka pasur një projekt, që orientonte politikën nga ç’bunkerizimi.
Në rast se Ilir Meta do të promovonte një model politik që mbante politikën në llogore unë, nuk do të kisha qenë anëtar i LSI-së. Por ideja që të kemi një politikë që të ecë nga dialogu dhe e hapur ndaj të rinjve, ishin dy motive të shëndetshme për një politikë të freskët. Pra një politikë jashtë mykut të zakonshëm të politikës burokratike të vjetër. Të kesh kryeministër Ramën është një detyrim kushtetues që duhet ta përmbushim deri në fund.”, tha Vasili.
Ndërkohë, lidhur me opozitën dhe zgjedhjet e 18 qershorit, Vasili tha se kryeministri Rama nuk do të hyjë në zgjedhje pa opozitën. Në këtë mënyrë ai përgënjeshton Ramën, i cili është shprehur se me ose pa opozitën, zgjedhjet do bëhen më 18 qershor.
“Ka shumë, shumë, shumë ditë, duken shumë të pakta po janë ditë shumë të gjata dhe shumë të rëndësishme politike të cilat janë një provë e madhe jo thjeshtë për partitë që ndodhen në skenë, por është një provë e madhe e Shqipëri përpara vetes së saj, të tregoj veten e saj sa e pjekur është, të tregoj se çfarë ka mësuar nga pluralizmi.
Me të drejtë Ilir Meta thotë të mos harrojmë që më 12 dhjetor ‘90 ka hyrë pluralizmi, pra jemi ndarë nga monizmi dhe nuk mund të rrëshqasim në një monizëm të ri. Dhe njëkohësisht është edhe një provë se si qasemi asaj Evrope, të cilës flasin shumë në emër të integrimit.
Integrimi kërkon në radhë parë një gjë, cila është sjellja politike dhe respekti që ke ndaj vetes dhe sistemit politik. Në rast se mungon respekti ndaj vetes dhe respekti ndaj sistemit politik që kemi ndërtuar dhe që është një sistem tashmë i përbotshëm, do të thotë që jemi goxha mbrapa, vazhdojmë të bëjmë mbrapa dhe integrimi është larg.
Opozita ka një rol të jashtëzakonshëm për një arsye shumë të thjeshtë. Ka një paritet absolut në komision. Pra komisionet nuk funksionojmë pa të. Komisionet nuk mund të marrin vendime pa të, prandaj besoj më e rëndësishme se sot opozita nuk ka qenë kurrë.
Asnjë herë opozitat në Shqipëri për çështje të drejtësisë nuk kanë qenë kaq të rëndësishme. Gjithmonë ka pasur një dominim i cila ka qenë e vendosur dhe në Kushtetutë dhe në ligje. Pra, mazhoranca e radhës mund të bënte zgjedhjet e radhës. Tani mazhoranca e radhës nuk ka mundësi t’i bëjë zgjedhjet e saj pasi ka një paritet absolut. I përket opozitës ta ushtrojë këtë pushtet.”, deklaroi Vasili. (D.D/Shuplaka)