Ditën e sotme dy raste të prostitucionit janë goditur në kryeqytet. Një grup prej gjashtë vajzash ofronte shërbime seksuale online, ndërsa në rastin përdorej një tjetër skemë.
Një 50-vjeccare me profesion parukiere kishte një sallon bukurie ku ofronte shërbime estetike, masazhe dhe, lyerje flokësh, maska, stilim manikyr e pediker në zonën e Komunës së Parisit.
Pikërisht duke iu ofruar shërbime të tilla pa ju marrë paratë ajo i fuste në kurth vajzat e reja.
Pas disa shërbimesh, kur fatura që duhet të paguanin vajzat rritej, pronarja e parukirisë u bënte presion që ato të paguanin. Në këtë pikë, hynte në lojë i dashuri i saj, Pirro. J 62-vjeç, i cili siguronte klientët.
Vajzave që nuk e kryenin dot pagesën, parukjerja iu ofronte të kryenin marrëdhënie me “miqtë” e saj.
Klientët ishin kryesisht biznesmenë nga Kosova e Shqipëria të moshave mbi 50 vjeç, të gatshëm të paguanin nga 100 në 200 euro për një takim me vajzat.
Takimi bëhej në motele, në zonën e Vaqarrit dhe Ndroqit ku vajzat i dërgonte vetë tutorja me makinë.
(E.K/SHUPLAKA)
Discussion about this post