Seanca e sotme e jashtëzakonshme në Kuvend, është edhe seanca e fundit për deputetet e Partisë Demokratike Jozefina Topalli dhe Majlinda Bregu. Kjo sepse lideri i PD-së Lulzim Basha nuk i ka përfshirë ato në listat e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 25 qershorit.
Seanca e fundit plenare e ka zënë deputeten Topalli të ngrysur, pasi ajo nuk ka rënë dakord me emrat e gjykatësve për Vettingun. Ajo ka debatuar ashpër sot në Kuved me Kryeministrin Rama, debat për të cilin u desh edhe ndërhyrja e kreut të Kuvendit Ilir Meta i cili u shpreh se nuk mund të vazhdojë tu japë fjalën atyre gjatë gjithë kohës, pasi kjo mund të vazhdojë pafund, ndërkohë që ata janë mbledhur sot për të vendosur për Vettingun.
Nga ana tjetër Bregu, krejt ndryshe nga Topalli, është shfaqur e buzëqeshur përkrah kolegut të saj Astrit Patozi, për të cilin gjithashtu ishte seanca e fundit në Kuvend. (D.D/Shuplaka)