14:33 | 03/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

”Si i ka parë Jonida lajmet për ndarjen tuaj nga i dashuri?”, përgjigjet moderatorja

10:11 | 16/07/2017
në Flash, ShowBiz, Te Fundit, Te Gjitha
0
”Si i ka parë Jonida lajmet për ndarjen tuaj nga i dashuri?”, përgjigjet moderatorja

Jonida Vokshi është ndër moderatoret më të pëlqyera në vendin tonë. Sharmi dhe thjeshtësia që e karakterizon ka bërë që Jonida “të mos të dalë asnjëherë nga moda”.

Prej vitesh moderatorja drejton emisionin “Thurje”, duke treguar se puna që bën e realizon profesionalisht. Për herë të parë Jonida tregon sesi i ka ndjekur lajmet për ndarjen nga i dashuri saj.

Prej vitesh, një nga personazhet më të dashura për publikun, si ia keni dalë ta mbani famën?

-Nuk është se jam munduar ndonjëherë të mbaj famën, pasi nuk ka qenë ndonjëherë ky qëllimi. Thjesht jam investuar në profesionin tim e në atë ç’ka unë di e mund të bëj, duke punuar që ta bëj sa më mirë e të rritem sa më shumë profesionalisht.

Keni provuar se dini të bëni shumë gjëra në jetë, por në fakt, nëse ju pyesim për profesionin tuaj?

-Ajo për të cilën jam diplomuar në fakt është regjia, e cila ka lidhje të ngushtë e me atë që unë tashmë e quaj profesion timin, aktrimin.

Si po ecën emisioni?

-Mirë faleminderit! Periudhë pauze tashmë për të rifilluar transmetimet në shtator, por sigurisht puna vazhdon edhe gjatë sezonit veror për të riardhur me gjëra të reja sezonin e ri.

Sa e përmbush egon e Jonidës emisioni qëpo bëni?

-Unë prej 7 vitesh tashmë në “Digitalb” jam në shtëpinë time dhe e tillë ndihem dhe me emision dhe këtë mundohem ta transmetoj edhe tek publiku, duke dashur ta kthej “Thurjen” në një fashë orari ku artistët dhe publiku të jenë të afërt e miq të mirë përmes “Digitalbit”. Kjo më bën të ndihem mirë dhe e realizuar në atë ç’ka synoj.

A keni menduar një format që do të donit ta kishit tuajin?

-Besoj nuk më nevojitet, pasi e kam një të tillë, “Thurje” në “Digitalb”.

Si i ke marrëdhëniet me koleget, jeni mikesha apo rivale?

-Kam munduar gjithmonë të ruaj relata korrekte dhe të ndryshme mes kolegëve dhe miqve të mi. Gjithmonë të mira. Dhe më shumë respekt.

Një moderatore duhet të jetë më shumë e zonja apo e bukur?

-Një miksim i të dyjave do ishte perfektja. Por sigurisht tek e zonja fillim-fund.

Po me aktrimin, a keni një projekt të rinë dorë?

-Them se kam, por është herët për të zbuluar detaje. Flitet për një projekt që do jetë tepër interesant, më besoni. Kaq për momentin.

Një ndër femrat më sharmante në vendin tonë, cili është sekreti?

-Ju faleminderit shumë për komplimentin! Di të them që do isha vërtetë shumë e privilegjuar nëse do të konsiderohesha e tillë.

Jemi në kohën që të shumta janë femrat që akuzohen për ndërhyrje, a keni dëgjuar për veten se keni bërë ndërhyrje?

-Nëse një ditë do bëja diçka, atëherë do të kisha vëmendje. Por për momentin nuk bën pjesë në planet e mia afatgjata.

Hermetike sa i përket jetës suaj private, përse keni bërë këtë zgjedhje?

-Duke qenë gjatë gjithë kohës e ekspozuar para publikut i jep atyre dashje pa dashje gjithçka dhe ndjen nevojën të ruash diçka për vete. Të paktën mua kjo më ndodh.

Si i ka parë Jonida lajmet për ndarjen tuaj nga i dashuri?

-(Qesh) As nuk e mbaj mend, aq kohë sa ka kaluar. Ja, ju ma kujtuat.

Dhe meqë jemi tek jeta private, statusi juaj?

-Ju vetë më thatë që jam hermetike për sa i përket jetës private.

Si e ka gjetur vera Jonidën?

-Me plane për sezonin tjetër dhe akoma pa filluar zyrtarisht plazhin. Vera e parë që më ndodh dhe mezi po pres të hyj në det e mos të dal deri në darkë.

Ku do të pushoni këtë verë?

-Muaji që më mbetet për të pushuar është gushti dhe kam planifikuar disa destinacione, por ajo që më karakterizon është spontaniteti. Dashuroj të bëjmë udhëtime pa plan, kështu që nuk i dihet.

Njiheni si një prej vajzave që nuk luani me ekstravagancën, a do t’ju shikojmë ndonjëherë të zhveshur më shumë se zakonisht?

-Zhveshja kohët e fundit nuk quhet më ekstravagancë, mendoj se e tillë quhet veshja e tepruar (qesh). Jam shumë pro zhveshjes së bukur femërore, por edhe e mendimit që ka lidhje me profesionin. /GSh

 

Etiketa: Jonida Vokshimoderatorja
Pas

4 të rinj humbën jetën dje në Vlorë, gazetari ka një APEL të fortë për të gjithë pushuesit

Para

Treni përplas kalimtarin në Durrës, dërgohet me urgjencë në Spital

Para
Treni përplas kalimtarin në Durrës, dërgohet me urgjencë në Spital

Treni përplas kalimtarin në Durrës, dërgohet me urgjencë në Spital

Discussion about this post

 



Të Fundit

Pas humbjes së zgjedhjeve presidenciale, kryeministri polak do t’i nënshtrohet mocionit të votëbesimit më 11 qershor

Vrasja e Artan Cukut! Prokuroria e Tiranës kërkon burgim të përjetshëm për Bledar Jambellin dhe Kristaq Levin

Presidentja Osmani nderohet me Medaljen për Shërbim Besnik dhe Meritor ndaj Atdheut, nga Guvernatori i Përgjithshëm i Antigua dhe Barbuda

Britania përgatitet për luftë, raporti: Londra do pajiset me 12 nëndetëse luftarake

Albin Kurti priti ish-deputetin gjerman Michael Roth, diskutuan për thellimin e bashkëpunimit dhe situatën politike në Kosovë

Hakmarrja ruse, SHBA: Përgjigja e Moskës do të jetë masive

Kurbin/ Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua, shpallet në kërkim shoferi

U zunë pritë nga grupe të armatosura, pesë oficerë policie qëllohen për vdekje në Meksikë

Ngordhin tre krerë, vendoset në karantinë ferma e bagëtive në Postribë

Hapet kopshti në Gramsh pas rastit të helmimit me salmonelë/ Rikthehen fëmijët që i dolën analizat negative! Stafi ‘pezullon’ shërbimin e drekës

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.