Kryeministri Edi Rama ka qenë thumbues në fjalimin e tij ndaj deklaratave të opozitës për dosjen Xhafaj.
Teksa po shpjegonte para socialistëve se materiali që u shpërnda nga demokratët është montazh, Rama tha se pretendimi se Xhafaj ka falsifikuar neni 491 nuk duhet besuar.
Ai i ka quajtur Lulzim Bashën dhe Petrit Vasilin “Qofte dhe llokum”.
Ndër të tjera kryeministri tha:
“Lidhur me ‘marrëzinë’ e ministrit të Brendshëm që ka falsifikuar nenin gjoja për të shpëtuar vëllanë, nuk kam ç’them se e tha BE dhe askush të mos e hajë këtë qofte, as qoftja Luli dhe as llokumi i Monës, Titi.
Nëse dëshmitarin nuk e nxjerrim se kemi ‘frikë’ se mos e vrasim, unë e kam marrë përgjigjen mbrëmë nga një nga laboratorët më seriozë të botës dhe më mjafton.
Po bëj një parantezë jo për të vënë ulërimën kundër hetimi apo bërtitur montazh, montazh po më mjafton për tu thënë juve se nuk jemi para asnjë prove komprometues epo akti mashtrimi me një material joautentik”.
(F.G/Faxweb.al)