Gazetari Dritan Hila, ka treguar me anë të një postimihistorikun se si u zmbrapsën grekët në Himarë.
Hila tregon se në grupin e burrave që ndërmorën aksionin ndaj grekëve ishte dhe stërgjyshi i kryeministrit Edi Rama.
“U kthyen dukaqotet e bene dyfek. Nga shpina i rane grekut burrat e himares qe i printe stergjyshi i Edi Rames, dhe keshtu greku morri aratine”, shkruan gazetari.
Postimi i plotë:
Ne zemren e nacionalizmit lab, Dukat.
Me mikun tim Seit Belulin, i zoti i lokalit ne krah te heroines, Sado Koshenes.
Kur greku i ’13 po mesynte, burrat e Dukatit u terhoqen ne fshat.
-Hë – ju tha Sadua – pse u kthyet?
-Jane shume -ja kthyen- nuk ju behet balle?
-Tani-ju tha heroina-ose te kthehemi e t’iu veme dyfekun e te fitojme, ose te rrini e beni sehir kur te na turperojne.
U kthyen dukaqotet e bene dyfek. Nga shpina i rane grekut burrat e himares qe i printe stergjyshi i Edi Rames, dhe keshtu greku morri aratine.
Kete ma ka treguar Seiti, dhe miku im eshte i djathte, por i djathte nga ata burrat me nam qe nuk nderrojne historine.
(S.SH/Shuplaka)