05:00 | 14/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Si ishte kthyer banesa në laborator falsifikimi dokumentesh në Korçë, brenda u gjet dhe drogë (VIDEOT)

18:08 | 23/06/2017
në Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Si ishte kthyer banesa në laborator falsifikimi dokumentesh në Korçë, brenda u gjet dhe drogë (VIDEOT)

Është shkatërruar me metoda speciale të hetimit një grup kriminal në Korçë, i cili merrej me trafik të lëndëve narkotike dhe falsifikim të dokumenteve. Janë vënë në pranga 5 persona dhe janë sekuestruar 25 kilogramë lëndë narkotike “Cannabis sativa”.

Bëhet fjalë për një hetim të nisur në Maj të 2017-ës, ku u zbulua një laborator i falsifikimit të dokumenteve dhe një sasi prej 25 kilogramë drogë. Në video shihet se si pjesëtarët e bandës janë kapur në flagrancë brenda shtëpisë së tyre të shndërruar në një punishte.

Veç kësaj, policia ka sekuestruar 700 euro, 8 telefona, një aparat për lojëra fati, pasaporta, 15 karta identiteti, patenta greke dhe shqiptare.

Nga videot që sjell “Shuplaka” nga brenda banesës shihet mjaft qartë sesi ishte shndërruar në laborator droge. 

Detaje të Policisë: 

Goditet një grup i strukturuar kriminal i prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike si edhe falsifikimit të dokumentave. Operacion i përbashkët nga Sektori i Krimit të Organizuar, Sektori kundër Krimit Ekonomik Financiar dhe Prokuroria Korçë. Arrestohen në flagrancë 5 shtetas. Sekuestrohet rreth 25 Kg lëndë e dyshuar Cannabis Sattiva, aparate lojrash fati, si edhe zbulohet një laborator i falsifikimit të dokumentave.

Drejtoria Vendore e Policise Korçë, Sektori Kundër Narkotikiëve dhe Trafiqeve, Sektori Kundër Krimit Financiar në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë, kanë finalizuar me sukses operacionit “Euro Kart” në kuadër të procedimit penal Nr 570 viti 2017 të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprat penale: “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave” neni 189/2 e 25 i Kodit Penal, “Falsifikimi i dokumenteve” neni 186/2 e 25 i Kodit Penal, “Falsifikimi i dokumenteve shkollore” neni 187 i Kodit Penal, “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve “ neni 190/2 e 25 i Kodit Penal dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” neni 283/2 i Kodit Penal.

Këto hetime kanë filluar në muajin Maj 2017 për personat e përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Për dokumentimin ligjor të veprës penale për këtë procedim penal janë përdorur metodat special të hetimit, ku në përfundim të këtij plani Operacioni janë arrestuar në flagrancë shtetasit:

  1. Artur FEÇANJI, 51 vjeç, banues në Korçë,
  2. Thanas SHOLLA, 54 vjeç, banues në Korçë,
  3. Asqeri BEBRI, 49 vjeç, banues në Korçë,
  4. Vladimir FURTUNA, 58 vjeç, banues në Korçë,
  5. Shkëlzen MUÇOLLARI, 30 vjeç, banues në Korçë.

Gjithashtu janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

-Rreth 25 kilogram e dyshuar lëndë narkotike kanabiss sativa

– 700 euro të preres 50 euro copa,

-8 telefona të markave të ndryshme.

– 15 karta sim të kompanive të ndyshme,

– Një aparat për lojra fati, -Një njësi bashkë me monitor dhe printer që përdoret për baste sportive,

-Një njësi bashkë me monitorin që përdorej për kryerjen e falsifikimit me program përkatës të avancuar,

– Një usb e cila ka materiale dhe programe për të kryer falsifikimin,

-Dy copë printera të teknologjisë së lartë që përdoreshin për prodhimin dhe falsifikimin e pasaportave biometrike, shqiptare dhe të huaja, si dhe kartave të identitetit shqiptare dhe të huaja,

– Pesë pasaporta shqiptare dhe dy pasaporta greke,

– Pesëmbëdhjetë karta identiteti shqiptare, dy karta identiteti spanjolle dhe dhjetë karta identiteti greke (tafto)

– Dokumenta të ndyshme shkollore (diploma, dëftesa pjekurie)

– Patenta ndërkombëtare greke dhe shqiptare

– Solucione të posacme të cilat përdoreshin për kryerjet e falsifikimeve,

-Pajisje me ngrohje për plastifikimin e dokumentave. (E.K/SHUPLAKA)

Etiketa: falsifikim dokumenteshKorçeshtepija
Pas

Canon sjell më 29 Qershor fotoaparatin e ri (FOTO)

Para

Baton Haxhiu: Nëse PS del forcë e parë, Rama të bëjë koalicion me Bashën për t’i çuar disa procese përpara

Para
Baton Haxhiu: Nëse PS del forcë e parë, Rama të bëjë koalicion me Bashën për t’i çuar disa procese përpara

Baton Haxhiu: Nëse PS del forcë e parë, Rama të bëjë koalicion me Bashën për t’i çuar disa procese përpara

Discussion about this post

 



Të Fundit

Celibashi: Procesi i numërimit po zhvillohet normalisht, rezultatet përfundimtare priten brenda javës

Presidenti i Ukrainës uron Edi Ramën për zgjedhjet e 11 Majit, Zelensky: Urime për fitoren bindëse

Zgjedhjet/ Kryeministri spanjoll Sanchez uron Ramën: Urime për fitoren bindëse të PS!

Zelensky uron Ramën për fitoren në zgjedhje: Mezi pres të forcojmë më tej marrëdhëniet!

Të frymëzuar nga legjenda e Rozafës, Shkodra Elektronike sonte me “Zjerrm” në Eurovision: Të fitojmë dhe në 2026 ta sjellim në Shqipëri

O Bashe…7×7= mbi 80 mandate për PS! Ku je o Bashe?!

PS 10 mandate në Elbasan, kush janë emrat nga lista e hapur që pritet të futen në Kuvend! PD asnjë ulëse

Balluku: Fitore historike në Fier, PS merr 12 mandate

Listat e hapura në Vlorë/ PD humb edhe një nga lista e mbyllur! PS kryeson me Gjiknurin, Bidon, Sinajn, Llajon dhe Mersinin! Jashtë mbetet Ina Majko

“Erion Veliajt” i del emri në listën e deputetëve për qarkun e Tiranës

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.