Pas daljes nga shtëpia e Big Brother, Kiara duket se është takuar me familjarët e partnerit të saj Luizit.
Motra e këtij të fundit ka realizuar një ask në story, ku ka marrë shumë pyetje nga fansat rreth raportit që ka me moderatoren. Ajo shprehet se Kiara është ndryshe nga çfarë e kanë parë gjatë formatit televiziv dhe se iu duket shumë e ëmbël dhe pozitive, teksa ka shprehur mbështetjen për dashurinë e tyre. Përmes një bashkëbisedimi “ pyetje-përgjigje”, ajo i është përgjigjur disa pyetje rreth Kiarës. Teksa një ndjekës e ka pyetur sesi e shikon familja e këngëtarit Kiarën, Ina Ejlli është përgjigjur duke thënë se e shohin “me syrin dhe zemrën e Luizit”.