19:28 | 27/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Si iu shkërmoq brenda orësh ”Republika e Re”, 5 PREMTIMET që Basha nuk mbajti

11:10 | 19/05/2017
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha, Veç e Shuplakës
0
“Për këtë moment rron ky popull”, pas marrëveshjes Rama-Basha reagojnë figurat e njohura

Mbështetësit e afërt të Bashës janë pozitivë dhe me shpresë, të tjerë demokratë janë të rezervuar për t’u shprehur, duke bërë minimalisht  gjestin e zakonshëm në kësi rastesh: të heshtin. Megjithatë, dje në mbrëmje, pas 3 muajsh qëndrese të mijëra shqiptarëve, çadra nisi çmontimin.

Pati dhjetra personazhe me peshë të opinionit publik, akademikë dhe profesionistë që mbështetën kauzat në çadër, të artikuluara me forcë nga kryedemokrati Lulzim Basha, i përmbledhur në ”Republikën e Re”. Pas marrëveshjes së tij me Ramën, ku mori zv.kryeministrin dhe 6 ministri e 5 drejtora, ”Republika e Re”, thuajse u shkërmoq në themelet që e mbanin.

Dorëheqja e Edi Ramës

A do ta niste instalimin e ”Republikës së Re” Lulzim Basha me dorëheqjen e padiskutueshme të Edi Ramës? Kjo as nuk ndodhi. Madje Basha u ul në tryezë me të, për të ndarë 1 muaj pushtetin.

“Narkomafia kërkon të diktojë zgjedhjet e ardhshme në Shqipëri…Edi Ramës i kërkohet dorëheqja. Largimi i tij për t’i hapur rrugë qeverisë teknike mjafton si një garanci. Edi Rama refuzon të japë dorëheqjen. Mban peng një komb të tërë”, thoshte Basha.

Qeveria Teknike

Ju kujtohet si reagoi Basha pasi Rama shkarkoi ministrin e Punëve të Brendshme Saimir Tahirin? Tahiri, në gjithë retorikën e Bashën nuk mund të zëvendësonte dorëheqjen e dosmosdoshme të Edi Ramës. ”Nuk pranojmë koka turku”, thoshte Basha por tani bashkë me Ramën do qeverisin personat e propozuar nga Basha.

”Sot kanë ofruar nëpërmjet mediave të kontrolluara kokën e Saimir Tahirit, ne nuk jemi mbledhur këtu për kokën e Saimir Tahirit se ajo është kokë e krimit, ne nuk jemi këtu të pranojmë ”koka turku”, mbaje Saimir Tahirin për vete! Zgjidhja është largimi yt dhe i qeverisë tënde!”,i thoshte Basha nga çadra Ramës. A mund të quhet qeveri teknike kjo e dakordësuar mes Ramës dhe Bashës?! Basha hoqi dorë nga qeveria teknike.

Data e zgjedhjeve

As që bëhej fjalë të qe 18 qershori. Demokratët përgatitën opininin publik me në krye vetë Bashën se do të duhej kohë, të paktën zgjedhjet duhet të mbaheshin në vjeshtë. Basha arriti t’i shtynte vetëm me një javë.

”Me sigurinë që u jep edhe për pak ditë krimi në pushtet dhe pushteti i krimit, me drogën që u ka krimbur trutë financiarisht dhe fizikisht, ata hodhën edhe sot dorashkën ndaj një populli të tërë, se nuk do të tërhiqen, se nuk do të ketë qeveri teknike, se zgjedhjet do të mbahen me 18 Qershor.

Me sigurinë totale të një populli të bashkuar rreth kauzës së tij dhe flamurit kombëtar dua t’u them: Zgjedhje me 18 Qershor nuk do të ketë! Edi Rama do largohet! Një qeveri teknike do t’i hapë rrugën zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.”, thoshte në 13 prill Basha.

Nuk ulej me Ramën për pazare

Ata ulen të bëjnë pazare, komentonte me neveri Basha nga çadra, darkën Rama-Meta te ”Pazari i Ri”. ”Nuk duam pushtet në tavolinë. Po u futëm në pazare ejani na tërhiqni zvarrë. Mbajeni shënim”, siguronte Basha.

Basha dhe Rama u ulën kokë më kokë dhe ndanë 25 qershorin si datë të zgjedhjeve, Rama i dha Bashës zv.kryeministrin, disa ministri dhe disa drejtori.

Zgjedhjet e lira dhe të ndershme

Ishte shtylla kryesore e ”Republikës së Re” në retorikën e Bashës, madje e gjitha bëhej për këtë: sigurimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Por si do t’i sigurojë ato? Brenda 1 muaji? Çfarë mund të bëjë Basha për të siguruar votën e lirë, tani që i është rrëzuar edhe mundësia për votim dhe numërim elektronik?! 

A do të qeverisin së bashku Rama dhe Basha pas 25 qershorit? Si do ndërhyjnë në Kushtetutë dhe Kod Zgjedhor? Çfarë pasojash do të vijnë prej këtyre ndryshimeve? A do të ketë një opozitë reale në Shqipëri? Çfarë do ndodhë me demokracinë? Këto janë pyetjet që do të duan kohë të marrin përgjigje të saktë, së paku edhe 36 ditë./V.G-SHUPLAKA

Etiketa: lulzim basha. edi ramamarreveshjarepublika e re
Pas

Prej tri vitesh rezultonte e zhdukur, kapet në Rinas 23-vjeçarja

Para

Reagon koordinatorja e PD-së: Në 25 qershor nuk mund të ketë angazhim zgjedhor

Para
Reagon koordinatorja e PD-së: Në 25 qershor nuk mund të ketë angazhim zgjedhor

Reagon koordinatorja e PD-së: Në 25 qershor nuk mund të ketë angazhim zgjedhor

Discussion about this post

 



Të Fundit

Jordania dhe Emiratet e Bashkuara Arabe dërgojnë 25 ton ndihmë humanitare në Gaza nga ajri

Ndryshimet e reja të Kodit Rrugor/ Parkoi automjetin mbi trotuar, ndëshkohet me gjobë dhe procedohet 31-vjeçari në Sarandë

“Putinit po i mbaron koha, arkivolet do të grumbullohen në Rusi”, paralajmëron Austria

Papa: Nuk mund të qëndrojmë duarkryq ndërsa Gaza masakrohet

“Dënim maksimal për zjarrvënësit e qëllimshëm”/ Balluku: Do ketë penalitete, identiteti i tyre do bëhet publik

Kodi i ri penal, burg kush bën komente kundër gjyqtarëve dhe prokurorëve. Dënohen edhe gazetarët që publikojnë të dhëna sekrete

Mbytet në det një turiste çeke në plazhin e Qerretit

Zjarri në Delvinë, policia ka nisur evakuimin e banorëve të fshatit Kalasë

Vlorë/ Prishi qetësinë publike duke vënë muzikë mbi normat e lejuara, gjobitet me 2 mln lekë pronari i një beach bari në Dhërmi

Tragjedi në Itali! Me rroba të lagura me benzinë dhe shenja dhune në qafë, 11-vjeçarja humb jetën në Palermo, hetimet zbulojnë detaje të tmerrshme

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.