19:42 | 31/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

Si janë shkelur afatet e Kodit Zgjedhor për 18 Qershorin dhe ç’vlerë ka letra PS-LSI në KQZ

11:59 | 19/04/2017
në Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Si janë shkelur afatet e Kodit Zgjedhor për 18 Qershorin dhe ç’vlerë ka letra PS-LSI në KQZ

Për zgjedhjet e 18 qershorit në vendin tonë është shkelur deri më tani çdo afat i mundshëm. Fillimisht u shkel afati për regjistrimin e partive në zgjedhje që ishte 9 Prilli e tashmë po shkelet dhe afati i koalicioneve.

Dy nenet e Kodit Zgjedhor përklatësisht neni 64 dhe 65 i tij e përcaktojnëqartë dhe afatet kushtetuese të regjistrimit.

Regjistrimi si subjekte zgjedhore 70 ditë përpara afatit të mbajtjes së zgjedhjeve dhe 60 ditë më parë duhet të regjistrohen në koalicione.

Ditën e sotme PS dhe LSI i kanë dërguar një letër KQZ-së ku kanë kërkuar shtyrjen e afatit për regjistrimin në koalcione, një gjë që bie ndesh me shprehjen e kryeministrit se është Kushtetuta ajo që ndalon shtyrjen e zgjedhjeve.

Rama vazhdimisht e ka refuzuar kërkesën e shtyrjes së zgjedhjeve duke thënë se Kushtetuta është mbi interesin e të gjitha palëve politike. 

NENET QË SHKELEN NË KODIN ZGJEDHOR:

Neni 64*

Regjistrimi i partive politike në zgjedhje 1. Çdo parti politike duhet të paraqesë kërkesën për t’u regjistruar si subjekt zgjedhor në KQZ jo më vonë se 70 ditë përpara datës së zgjedhjeve. 2. Për t’u regjistruar si subjekt zgjedhor për çdo lloj zgjedhjeje, një parti politike duhet të paraqesë në KQZ:

  1. a) vërtetimin që partia është regjistruar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor, Tiranë;
  2. b) emrin, mbiemrin dhe adresën e kryetarit të partisë, i cili është personi i autorizuar për të paraqitur kandidatët;
  3. c) emrin zyrtar, shkronjat nistore dhe adresën e partisë;

ç) specimenin e vulës së partisë;

  1. d) emrin, mbiemrin dhe adresën e financierit të partisë; dhe
  2. dh) emrin, mbiemrin dhe adresën e personit përgjegjës për komunikimin me KQZ-në.

Neni 65*

Regjistrimi i koalicioneve zgjedhore

  1. Dy ose më shumë parti politike të regjistruara si subjekte zgjedhore në KQZ, sipas nenit 64 të këtij Kodi, mund të regjistrohen në KQZ si koalicion zgjedhor në shkallë vendi jo më vonë se 60 ditë përpara datës së zgjedhjeve.
  2. Partia politike pjesëmarrëse në një koalicion nuk mund të marrë pjesë në një koalicion tjetër dhe as të paraqesë kandidatë apo listë shumemërore kandidatësh jashtë koalicionit ku ajo bën pjesë.

Pas letrës së dërguar nga dy partitë e mazhorancës i menjëhershëm ka qenë dhe reagimi i deputetit demokrat Oerd Bylykbashi. Ai e ka quajtur këtë një overdozë budallallëku.

”Overdozë budallallëku juridik. Sot paskan dalë PS dhe LSI e thonë se do t’i kërkojnë KQZ-së që të shtyjë afatin e regjistrimit të koalicioneve. Çfarë gallate idioteske. Është afat prekluziv! Nuk shtyhet! Pikë! Kush ju pengon të regjistroheni si koalicion?

Askush. Kjo është një e drejtë jo një detyrim. Kaloi afati, humbet e drejta. Fundja mund të garojnë tek e tek, pse mërziten? Peshkun që i qelb bishti ere mund t’ia shesin shqiptarëve përsëri bashkë edhe pa koalicion në zgjedhje’’, shprehej Bylykbashi. (E.K/SHUPLAKA)

 

Etiketa: Kodi Zgjedhorkushtetutanenet
Pas

Vetëm 3 javë pas lindjes, Irina Shayk shfaqet me linja perfekte (FOTO)

Para

Edi Rama reklamë spitalit privat në televizionin e tij, sa lekë t’u ketë marrë për promon?!

Para
Edi Rama reklamë spitalit privat në televizionin e tij, sa lekë t’u ketë marrë për promon?!

Edi Rama reklamë spitalit privat në televizionin e tij, sa lekë t'u ketë marrë për promon?!

Discussion about this post

 



Të Fundit

Tiranë/ Punëtori i ndërtimit humb jetën pasi bie nga lartësia në një pallat në ndërtim

Avokatja e El Chapos garon në zgjedhje pas reformës historike në drejtësi

Tërbohen anglezët, emigrantët vërshojnë në La Mansh, policët francezë “bëjnë sehir”

PSG, Presidenti Al-Khelaifi ul presionin: Finalja e Champions League nuk ishte objektivi ynë

Stuhi të forta dhe përmbytje në Gjermani! Rrugë mbulohen nga uji, ndërpriten linjat e trenave

Skafi pëson defekt në mes të detit, shpëtohet personi që ndodhej në bord

Gjykata e Apelit vë me shpatulla pas murit Trump-in: Shkarkimet masive të punonjësve federalë do të mbeten të pezulluara

Lëvizje e papritur nga Hamas, jep dritën jeshile për negociata armëpushimi: Gati të lirojmë 10 pengje dhe 18 trupa në këmbim të…

‘Çohu, Serbi’, studentët paralajmërojnë protestë masive në 32 qytete: Sa jetë duhet të humbasin për t’i dhënë fund korrupsionit?

Merz do të takohet me Trumpin në Shtëpinë e Bardhë, bisedime për luftën në Ukrainë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.