Nuk përbën ndonjë ndryshim të madh për studentët aktualë, pasi ishin të njohur me tarifat që vitet e para, por në të vërtetë ato kanë ndryshuar shumë duke pësuar rritje të konsiderueshme.
Tarifat ”Bachelor” të studentëve të Universitetit të Tiranës kanë shkruar edhe 66% më shtrenjtë duke krahasuar këto publikuar rishtaz me vitin akademik 2010-2011.
Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë ka një ndryshim tarifash nga 20 mijë lekë në 30 mijë lekë, Fakulteti i Shkencave të Natyrës nga 15 mijë lekë në 25 mijë lekë, i Gjuhëve të huaja po ashtu. Ndërsa Fakulteti i Shkencave Sociale dhe i Drejtësisë nga 30 mijë në 40 mijë. Pothuajse të njëjtën rritje ka edhe Fakulteti i Ekonomisë.
A do dëshironin studentët e sotëm që të kishin të njëjtët tarifa të 2010-ës? Patjetër që po.Por tashmë do detyrohen të paguajnë shumë më shumë. (V.G/SHUPLAKA)