Dy ngjarje të r.ënda tro.nditën mbrëmjen e djeshme Laçin dhe Tiranën, ku qetësia e këtyre ditëve pandemike u la vendin a.rmëve, at.entateve dhe trítoleve, që në total shkaktuan 2 ví.ktima dhe një të pl.agosur.
Në dukje dy ngjarje të veçuara mes tyre, trítoli pranë një hoteli në zonën pranë QSUT-së në Tiranë dhe at.entati me dy të vr.arë në Laç, e kanë pikënisjen diku tjetër, në përplasjen mes disa grupeve të fuqishme të biznesit në Tiranë, që kulmuan në mas.akrën e ish-Bllokut në Tetorin e 2018-tës.
Si lidhen të dyja ngjarjet?
Ngjarja e cila ndodhi fillimisht ishte ajo në orën 22:17, në autostradën Mamurras-Lezhë, në fshatin Gjormë, Kurbin, ku në ambientet e jashtme të një hoteli u vr.a me armë biznesmeni Bujar Hasani Lika, i cili operon në fushën e mobilerisë, dhe është një emër i skeduar më parë nga ana e Pòlicisë.
Lika ose Hasani se ka dy mbiemra ka qënë i dë.nuar me 1 vit b.urg si bashkëpunëtor më vr.asjen e Elton Nikajt, ngjarje kjo e ndodhur rreth 5 vite më parë në zonën e Dajtit në Tiranë. Mësohet se në momentin që është gjetur i pajetë, Hasani ka pasur në dorë një a.rmë, çka tregon se ai është përpjekur që të vetëmbrohet, por nuk ia ka dalë.
Ai njihet dhe për miqësinë që ka me personat e përfshirë në ngjarjen në ish-Bllok, po derimë tani grupi hetimor është skeptik për lidhjen e kësaj piste me vr.asjen e tij. Bashkë me Hasanin, në Laç mbeti i pl.agosur dhe shtetasi Paulin Gjergji, i cili më pas ndërroi jetë në spitalin e Traumës, dhe dyshohet se është që.lluar aksidentalisht, për shkak se ka qenë duke pirë kafe me Likën, i cili ka qenë shënjestër e a.tentatit. (Lexo edhe ketu)
Pòlicia raportoi mbrëmjen e djeshme se po në këtë ngjarje ka mbetur i pl.agosur dhe 21 vjeçari Kreshnik Tusha, por burimet e Faxweb.al bëjnë me dije se kjo është një ngjarje e veçuar, që duket se po shërben për të krijuar konfuzion në pistën e hetimit të pòlicisë. Burimet shprehen se Tusha është dërguar në spital nga prindërit e tij, dhe ngjarja është e veçuar nga ajo e autostradës Mamurras Lezhë, pasi pla.gosja ka ndodhur në afërsi të banesës së tij, brenda në Laç.
Për tu rikthyer në ngjarjen e Tiranës, hotelit të cilit iu vendos trítoli është në pronësi të Ervin Matës, që së bashku me të atin e tij zotërojnë disa kompani kryesisht në fushën e ndërtimit, ndërsa vetë Mata ishte pjesë e përplasjes me armë në ish-Bllok, ku mbeti i vr.arë shtetasi Fabiol Gaxha, ndërsa për ngjarjen mbetet në kërkim komandoja Marviol Billo.
Shp.ërthimi ndodhi rreth 30 minuta pas at.entatit në Laç, dhe duket si një shenjë para.lajmëruese se asgjë nuk ka përfunduar, dhe se ish-Blloku do të prodhojë lajme për kronikën e zezë.
Vetë Mata ka kërkuar që kjo ngjarje të kalojë pa shumë zhurmë, dhe ka thënë jashtë kamerave se trítoli nuk kishte objektiv hotelin e tij, ndërkohë që grupi hetimor ka dhënë pak detaje lidhur me hetimet, ndërkohë që autorët janë parë ta hedhin lëndën pl.asëse dhe të largohen me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, derimë tani pa u identifikuar.
Edhe pse drejtësia ende nuk e ka dhënë fjalën përfundimtare për ngjarjen në ish-Bllok, duket se grupet kanë një pakt të heshtur për të vazhduar atë që mbeti përgjysmë në Tetorin e 2018-tës. (E.K/Faxweb.al)
Discussion about this post