12:37 | 12/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Si mashtrohen shtetasit e huaj që të luftojnë për Rusinë në frontin ukrainas? Dëshmia: Vëllait tim iu premtua punë në administratë dhe…

19:57 | 15/09/2024
në Aktualitet, Bota, Te Fundit, Te Gjitha
0
Si mashtrohen shtetasit e huaj që të luftojnë për Rusinë në frontin ukrainas? Dëshmia: Vëllait tim iu premtua punë në administratë dhe…

Në Telangana të Indisë, një person po bën përpjekje të dëshpëruara për të kthyer vëllanë e tij nga fronti i forcave ruse në Ukrainë, pasi ai u mashtrua të punojë për Rusinë gjatë sulmit në këtë vend fqinj. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Henry Wilkins, ekspertët thonë se hile të tilla përdoren vërtet nga Rusia, ndërsa shpjegojnë se përse ajo i mashtron shtetasit e huaj që të marrin pjesë në këtë luftë.

Salman Zahur Sayyed thotë se vëllanë e tij e mashtruan që të punojë në vijën e frontit për Rusinë gjatë sulmit në Ukrainë.

Ai shkoi në Rusi pasi iu premtua se do të punojë për qeverinë, me një pagë rreth dy mijë dollarë në muaj dhe mundësinë për të marrë shtetësinë ruse. Kur mbërriti, ai nënshkroi një kontratë. Pastaj, gjërat filluan të përkeqësohen.

“Kur vëllai im dhe të tjerë kuptuan se çfarë po ndodhte, u thanë se do t’u duhet të luftojnë sa herë që i nevojiten ushtrisë, pasi tashmë i kishin firmosur dokumentet”, tregon zoti Sayyed.

Ai thotë se kontrata ishte në rusisht dhe se vëllai i tij nuk kishte se si ta kuptonte.

Megjithëse vëllai i tij është pjesë e forcave mbështetëse dhe jo pjesë e njësive luftarake, ai ka qenë në front pranë Khersonit dhe vetëm dy muaj më parë pa se si njëzetë indianë, nepalezë dhe rusë u vranë nga një sulm me dronë ukrainas.

Sipas analistëve, qindra njerëz nga vende si India, Nepali dhe Kuba janë mashtruar për t’u bërë pjesë e forcave ruse në Ukrainë. Ata thonë se evidenca tregon se Rusia po e shton këtë praktikë.

“Ndonjëherë këto metoda i ngjasojnë trafikimit të qenieve njerëzore, pasi rusët përqëndrohen tek personat që duan të largohen nga vendi i tyre. Indianët dëshirojnë të gjejnë mundësi për t’u larguar nga India dhe ata në thelb i joshën. I mashtruan”, thotë Milosz Bartosiewicz, nga Qendra për Studime Lindore.

Një tjetër eksperte i tha Zërit të Amerikës se është e zakonshme që vendet ndërluftuese të rekrutojnë shtetas të huaj, por se sipas analizës së saj historike të dy shekujve të fundit, mashtrimi i rekrutëve që të punojnë në zona lufte është përdorur shumë rrallë në të kaluarën.

“Arsyeja përse nuk bëhet kjo është sepse ka kosto të thella politike. Merr kështu ushtarë aspak të mirë, që nuk kanë asnjë dëshirë për të luftuar, pasi nuk kanë ardhur aty për të luftuar. Pra nuk ka ndonjë përfitim domethënës. Ky është një fenomen i rrallë dhe na tregon se sa beson Putini se mund të përballojë ushtria ruse në Ukrainë dhe se çfarë i nevojitet për të fituar – pra se sa i madh është ky hendek”, thotë Elizabeth M.F. Grasmeder, nga Universiteti Duke.

Sayyed thotë se vëllai i tij as nuk e di nëse po paguhet.

“Nuk kanë patur mundësi të kontrollojnë nëse kanë marrë ndonjë pagesë në bankë, pasi gjenden larg civilizimit nëpër pyje. Agjentët mund t’i kenë mashtruar duke u dhënë edhe të dhëna jo të sakta bankare”, thotë ai.

Sayyed thotë se mënyra e vetme për t’u lidhur me të vëllanë është kur ndonjë ushtar rus i lë telefonin e tij për të folur./voa

Pas

Akuzat për përfshirjen e CIA-s në një komplot të dyshuar për vrasjen e Maduros, reagon DASH: Pretendimet, kategorikisht të rreme!

Para

Manastirliu: Investimet në arsim, si asnjëherë si më parë

Para
Manastirliu: Investimet në arsim, si asnjëherë si më parë

Manastirliu: Investimet në arsim, si asnjëherë si më parë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Tiranë /Finalizohet operacioni “Silent Load”, arrestohet 52-vjeçari që transportonte mallra të dyshuara si të kontrabanduara

Rusia sulmon gjatë natës Ukrainën, 600 dronë dhe 26 raketa lëshohen në Kiev

Rama reagon pas lirimit të hapësirave në Vlorë: Në Lungomare, një tjetër sipërfaqe u kthehet turistëve

Fier/Zjarr pranë “Ura e Daullasit”, ndërhyjnë zjarrfikësit

Elbasan/Finalizohet operacioni “Texas Poker 2”, arrestohet 31-vjeçari që kishte kthyer lokalin në kazino ilegale

DASH do të fillojë pushimet masive nga puna “në ditët e ardhshme”

“Fytyra të reja në drejtim” – Drejtori i Përgjithshëm i Policisë emëron gruan e parë në krye të Komisariatit të Kuçovës

Vijon dhe sot aksioni i shembjeve të ndërtimeve pa leje në Theth

Punime në çati pa masa sigurie në Rrugën e Dibrës, rrezik për qytetarët(PAMJE)

Durrës/Parandalohet një konflikt i rrezikshëm, arrestohet 44-vjeçari që kanosi me sopatë dy shtetas

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.