Pas falimentimit të kompanisë Gulf dhe mashtrimit me një skemë shitjeje tollonash nafte dhe benzine, Gulf u tërhoq nga tregu duke i lenë qytetarët me tollona pa ditur se ku të drejtohen.
Ajo që është interesante në këtë skemë, është përfshirja e aktorit të humorit, Bes Kallaku.
Siç shkruan dhe Faktor.al, prej shumë kohësh Kallaku ishte imazhi kryesor i kompanisë Gulf, duke reklamuar në rrjetet sociale produktet e firmës.
“Por për të kamufluar këtë mashtrim, kompania Gulf muajt e fundit kishte pajtuar humoristin Bes Kallaku për të qenë imazhi i tyre në disa postime në rrjetet sociale. Nuk dimë nëse Bes Kallaku është paguar me tollona nafte/benzine apo me para në dorë.”-thuhet në shkrimin e portalit.
Por nuk ka munguar as reagimi i blogerit Olti Curri.
Me një fjali shumë të shkurtër në faqen e Facebook-ut, Curri shkruan: “Gjithçka mbi falimentimin e GULF”., duke shpërndarë lajmin ku flitet për Kallakun. Të jenë ftohur marrëdhëniet mes Currit dhe Kallakut? Mbetet për t’u parë…
(F.G/Faxweb.al)