12:50 | 20/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Te Fundit

Si mbahen larg gazetarët dhe kameramanët në aktivitetet e Edi Ramës (FOTOT)

15:57 | 21/02/2017
në Te Fundit, Te Gjitha
0
Si mbahen larg gazetarët dhe kameramanët në aktivitetet e Edi Ramës (FOTOT)

Grupi i xhirimit nga Top Channel mbërriti i pari pranë Ministrisë së Brendshme. Dhjetëra karrige ishin vendosur në oborrin e pasëm, ndërsa bëheshin përgatitjet e fundit për aktivitetin.Foltorja ku do të fliste kryeministri ishte gati. Teknikët në furgonin e TVSH bënin provat për sinjalin e lidhjes direkte, që do t’i shpërndahej të gjitha televizioneve. Me mikrofonin e Top Channel në dorë, grupi i xhirimit kaloi rrethimin e gardistëve të veshur civilë dhe u vendos mes policëve.

“Sot ne oren 11:30 te sheshi i MPB, perballe Teatrit Kombetar, do te zhvillohet aktiviteti ‘Promovimi i femres ne Policine e Shtetit’. I pranishem Kryeministri Edi Rama. Me regji. Frekuenca: Sat astra 23.5 frek 11472 polarizimi vertikal simb rate 3600”

Ky ishte njoftimi që u shpërnda për mediat nga zyra e shtypit pranë kryeministrisë. Pavarësisht se sinjali është i gatshëm nga regjia qëndrore, dy grupe të tjera xhirimi mbërritën për të ndjekur aktivitetin.

Sapo i panë të afrohen gardistët i bënë me shenjë të zmbrapsen. Gazetarët, të shoqëruar nga kameramanët mbanin në duar mikrofonat me logon e Vizion Plus dhe News24.

Të gjithë të pajisur me dokumentin e identifikimit. “Nuk lejohet…” Gardisti ishte i prerë. Ndërkohë pak metra më tej, kolegët e Top Channel, imunë nga garda përgatiteshin të xhironin aktivitetin. Lapsi.al ndoqi nga afër aktivitetin ekskluziv për regjinë qëndrore nga TVSH.

Asnjë gazetar apo kameraman tjetër nuk u lejua as të afrohet, pranë ceremonisë së rëndomtë për nga përmbajtja. Rama dhe Tahiri ishin në takim për promovimin e policeve femra në strukturat e Policisë së Shtetit. Pavarësisht se nga ekranet e televizionit shfaqet një situatë normale, në terren atmosfera është krejt tjetër. Të mësuar me gardistët, gazetarët e Vizon Plus dhe News24 u tërhoqën për ta ndjekur fillimin e aktivitetit nga ana tjetër e rrugës. Kameramanët ulën mjetet e punës në tokë në pritje të makinës që do t’i kthente në punë. Fjala e Tahirit dhe më pas ajo e Ramës u filmua me regji qëndrore nga Televizoni Publik Shqiptar.

6 kamera të vendosura mbi stativë, të ngjashme me ato të studiove televizive përcollën nga një regji të njëjtat pamje për të gjitha mediat. Lapsi.al fiksoi në foto disa momente nga rrethimi i Gardës në aktivitetin kryeministror. “Djali mos bëj foto të thash! Kemi fotografin tonë, shihi foto dhe videot në televizor” tha një prej gardistëve që mbante larg reporterët dhe kameramanët.

Edhe shkrepja e fotove pranë perimetrit të sigurisë ishte e ndaluar. Për të bërë fotot zyrtare, që më pas shpërndahen nga rrjetet sociale ishin të angazhuar 4 fotografë të kryeministrisë dhe të Ministrisë së Brendshme.

Shpërndarja e sinjalit me regji qëndrore është një praktikë e zakonshme e viteve të fundit. Pavarësisht se predikohet që grupet e xhirimit të televizioneve mund të vijnë të filmojnë, aktivitetet ku merr pjesë kryeministri janë rreptësisht të ndaluara për gazetarët.

Kur regjia është e pamundur për shkak të terrenit, filmimet e montuara shpërndahen përmes postës elektronike, të shoqëruara nga njoftimet për mediat. E gjitha është pasojë e një manie tashmë të njohur të kryeministrit Rama për të kontrolluar me detaje çdo element të imazhit të tij publik. Planet, sinkronet, fotot që publikohen në media apo rrjetet sociale janë të kontrolluara me imtësi nga stafi i Ramës apo vetë ai./Lapsi.al

 

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”1189″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″] 

 

Etiketa: gazetaretlarg rames
Pas

71-vjeçari vlonjat arrestohet në Tiranë, vidhte telefona

Para

Profesionet e lira, si do të paguhen kontributet

Para
Profesionet e lira, si do të paguhen kontributet

Profesionet e lira, si do të paguhen kontributet

Discussion about this post

 



Të Fundit

Irani bie dakord me tre vende evropiane për rifillimin e bisedimeve për programin bërthamor, çfarë ndodh nëse nuk arrihet një marrëveshje

Shkodër / Arrestohet 31-vjeçari që ndihmonte emigrantë për të kaluar ilegalisht kufirin

Transferonin paratë e krimit nga Zvicra drejt Shqipërisë/ SPAK godet rrjetin kriminal të përfshirë në trafik droge

Kërcënohet drejtori i IKMT-së në Shkodër/ I vendoset kurorë me lule në derën e shtëpisë së prindërve

Tropojë / Arrestohet 25-vjeçari që plagosi me thikë një të ri në Bajram Curri

Rrezikoi të mbytej në plazhin e Tales, 60-vjeçari ndërron jetë rrugës për në spital

Plagosja e dyfishtë në Sarandë, arrestohet një nga personat e shpallur në kërkim (Emri)

Stuhia përmbys anijen turistike në Vietnam, 38 viktima dhe disa të zhdukur

Blindohet Saranda/ Dhjetëra forca në terren për kapjen e Ramadan Zotos, në kërkim për plagosjen e dy personave pak ditë më parë

Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Në 24 orët e fundit janë raportuar 32 vatra, 9 mbeten ende aktive

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.