Lirimi sot i ish-kryeministrit të Kosovës preku zemrat e të gjithë mbështetësve të tij, në Kosovë dhe jo vetëm.
Por gëzimi ka qenë i papërshkrueshëm për familjarët e tij, ndër ta babanë e liderit të Kosovës. Ka qenë motra e Ramush Haradinajt, Antigona, ajo që ka ndarë me të gjithë përjetimin e këtij lajmi të shumëpritur tek babai i saj.
Në foton që ajo ka ndarë me të tjerët në rrjetin social, shihet Hilmi Haradinaj, i cili nuk i mban dot lotët për lirimin e të birit, pas rreth katër muajsh. Lot gëzimi!
(XH.A/SHUPLAKA)