03:49 | 30/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

‘’Si më shkarkuan komunistët pasi humba derbin’’, rrëfimi i trajnerit shqiptar

11:51 | 24/02/2017
në Sport, Te Gjitha
0
‘’Si më shkarkuan komunistët pasi humba derbin’’, rrëfimi i trajnerit shqiptar

Xhavit Sefa është një ikonë e futbollit myzeqar, ish-trajneri i Apolonisë dhe Lushnjës në një intervistë për një të përditshme ka folur plot kritika ndaj derbit të sotëm Apolonia-Lushnja.

Sefa ka rrëfyer  shkarkimin e drejtuesve komunistë menjëherë pasi humbi derbin e Myzeqesë.

Më parë ka qenë shumë më ndryshe, madje ju u shkarkuat në javën e parë të kampionatit pasi humbët derbin me Apoloninë. Si ndodhi?

Unë kam qenë trajner i Lushnjës në sezonin 85’-85’. Ndeshja e parë e kampionatit ishte kundër Apolonisë dhe luhej në Fier. Ndeshjen ne e kemi humbur 3-1. Apolonia vinte nga Kategoria e Dytë, kishte humbur më parë edhe “Play offin” me Lushnjën dhe ishte shumë e karikuar si qytet dhe si skuadër. Kishte dalë në skenë brezi i artë i Majacit, Tolës dhe të tjerëve. Pas ndeshjes më komunikuan  shkarkimin drejtuesit e partisë që nuk merrnin vesh nga futbolli dhe që pyesnin çdo lojtar sa gola do bësh. Në fund më thanë që ne nuk donim që të fitonte Fieri. Dhe atmosfera bënte të vetën. Kur luante Apolonia me Lushnjën stadiumet mbusheshin 2 orë para ndeshjes.

Aktualisht cili është opinioni juaj në prag të derbit Apolonia-Lushnja?

Skuadrat vijnë në këtë ndeshje me objektiva të kundërta. Lushnja synon të ruajë kryesimin, ndërsa apolonia ka ende nevojë për pikë për të siguruar 5-shen e parë. Kjo është lkehtësisht e kuptueshme.

Vitet e fundit derbi mes Apolonisë dhe Lushnjës është zbehur shumë. Si e shpjegon këtë fakt?

Mendoj se skuadrat e kësaj krahine janë shumë larg pritshmërive për sa i përket rezultateve sportive. Nuk durojnë dot garën e Superiores, bien lehtësisht nga elita. Edhe këtu ku janë prej disa vitesh garojnë në vështirësi. Kjo ka larguar shikueshmërin në stadiumet/ Dy skuadrat me 100-200 tifozë kanë mbetur në stadium, nuk vjen njeri. Më vjen keq sepse është një zonë shumë e dashur me futbollin. Është një situatë që kërkon zgjidhje dhe duhet menduar se si do të zgjidhet.

 

 

Etiketa: komunistettrajneri
Pas

Rrahu një nxënës në Tiranë, arrestohet sërish djali i deputetit (DETAJE)

Para

KQZ diskuton për mandatin e Armando Prengës, avokati: Jemi të hapur ndaj hetimit, po denigrohet figura e tij

Para
KQZ i vë kusht Blushit: Për të garuar në zgjedhjet e reja duhet të mbledhësh 5 mijë firma

KQZ diskuton për mandatin e Armando Prengës, avokati: Jemi të hapur ndaj hetimit, po denigrohet figura e tij

Discussion about this post

 



Të Fundit

Interi i fiksuar pas Lookman, Atalanta reziston për sulmuesin

Gjenevë/ Spiropali në Konferencën e Kryetarëve të Parlamenteve të Unionit Ndërparlamentar, takime me homologët Klöckner dhe Ohana

Vrau katër persona në një kullë të Manhattanit, zbulohet arsyeja që shtyu 27-vjeçarin të kryente masakrën

Në pritje të ofertave, Chelsea i cakton çmimin Brojës. Ja sa kushton sulmuesi i kombëtares

Policia e Shtetit: A.(E) M. goditi Kryekomisarin Kondi dhe kërcënoi efektivët, pamjet në duart e AMP

Arrestohen 32 persona në Poloni për spiunim në favor të Rusisë

Maks kritikon FIA-n: Ndoshta është më mirë të mos të garojmë më në shi!

Ish-ushtari britanik ndan skenat kaotike dhe shqetësuese të civilëve që nxitojnë të mbledhin ndihma nga një vend shpërndarjeje në Gaza

Aksident në Lezhë, makina përplas fëmijën 10-vjeç me biçikletë

Izraeli: Plani i Britanisë së Madhe për të njohur Palestinën, shpërblim për Hamasin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.