Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një denoncim të bërë nga një qytetar i cili pretendon se është torturuar nga Fatmir Xhafaj.
Me anët të një statusi, Berisha ka publikuar mesazhin e plotë të nisur nga qytetari. Ai është Xhavit Koni nga Kruja por jeton në Suedi.
“Fatmir Xhafajn e kam pasur hetues në vitin 1986 në Kruje unë kam qenë 16 vjeç dhe ka përdorur tortura çnjerëzore ndaj meje dhe shumë të tjerëve, jam gati të vij nga Suedia dhe të përballem me të në çdo televizion ballë për ballë”.
Statusi i plotë i Berishës:
Përshëndetje Xhavit!
Unë e lexova sot në çadër mesazhin tuaj por mundësisht lidhu me emisionin “Opinion” për të kuptuar se më të zinj se sa xhelati që të torturoi ty janë avoketërit e tyre, Çimka dhe Vangjeli! Thuaju shqiptarëve të vërtetën! sb
“Përshëndetje Doktor Berisha nga Suedia, jam Xhavit Koni nga Kruja jetoj në Suedi
Fatmir Xhafën e kam pasur hetues në vitin 1986 në Krujë unë kam qenë 16 vjec dhe ka përdorur tortura cnjerëzore ndaj meje dhe shumë të tjerëve. Jam gati të vij nga Suedia dhe të përballem me të në cdo televizion ballë për ballë dhe t’ja them të gjitha në sy cfarë ka bërë, me respekt Demokrat me shpirt Xhavit Koni numri im i telefonit 0046762472771” (M.D/ Shuplaka)