00:43 | 27/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Si merret patenta e re, kategoritë dhe kufiri i gabimeve – RREGULLAT

18:17 | 13/01/2017
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Si merret patenta e re, kategoritë dhe kufiri i gabimeve – RREGULLAT

Çdo person që dëshiron të pajisjet me patentën e re, që ka hyrë në fuqi më 1 janar 2017, ka dy lloj mundësish për tu pajisur: njëra duke kryer testin për makinat me marshe automatike, gjë që i jep të drejtën e përdorimit vetëm për këto lloj automjetesh dhe provimi tjetër është ai ekzistues, duke iu nënshtruar provimit për marshe manuale, gjë i hap rrugë përdorimit të dy llojeve të automjeteve.

“Në vazhdim të ligjit të ri personat kanë të drejtë të përzgjedhin ose të përgatiten për mjete me kuti shpejtësi automatike ose për mjete me kuti shpejtësie manual atëherë ata kanë të drejtën e drejtimit edhe të mjeteve të tjera me kuti shpejtësie automatike. Nëqoftëse përgatiten ose fitojnë provimin për mjete me kuti shpejtësie automatike kanë të drejtë të drejtojnë vetëm mjete me kuti shpejtësie automatike. Për ta përfituar të drejtën e drejtimit të mjeteve me kuti shpejtësie manual duhet të bëjnë përsëri një kurs pranë një autoshkolle kurs praktike”, thotë për një televizion informativ Shkëlqim Gruda, kreu i Drejtorisë së drejtuesve të mjeteve.

Një patentë e veçantë do të jetë për të rinjtë e moshës 16 vjeç, të cilët më parë drejtonin motoçikletë pa leje drejtimi.

 “Kategoritë shtohen nga 8 kategori bëhen 15 dhe këto kategori shtesë janë nën kategori të kategorive bazë. Në lejen e drejtimit të kategorisë A përfshihet A1 dhe A2 ose ka patur leje të kategorisë B shtohet dhe një B1 ose C dhe C1. Për të marrë leje drejtimi të kategorisë AM, personi duhet të paraqitet pranë drejtorive të transportit rrugor me certifikatë mjekësorë dhe të regjistrohet për t’u futur në provimin e teorisë. Merr pjesë në provimin e teorisë dhe pasi e fiton atë ka të drejtën e përfitimit të lejeve të kategorisë AM”, thotë Gruda.

Këto risi prekin personat që pajisjen për herë të parë me patentë, jo ato që kanë aktualisht një leje drejtimi.

“Personat që kanë sot një leje drejtimi, të gjithë janë të përgatitur për leje drejtimi të kategorive përkatëse. Të gjithë këta përfitojnë drejtimin e të dy llojeve të mjeteve si me kambio manuale ashtu edhe me kamio automatike”, sqaron eksperti.

Me ligjin e ri të lejeve të drejtimit, parashikohet të vështirësohet provimi për të marrë patentën.

Sipas drejtuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Patentave numri i lejuar i gabimeve nuk do të jetë më 7 por tashmë do të lejohen vetëm 4 gabime që të rezultosh kalues për marrjen e lejes së drejtimit.

Një tjetër risi është kombinimi i lejeve të drejtimit ku në rast se një qytetarë ka patur një leje të kategorisë B, pra autoveturat dhe kamionët ka të drejtë të drejtojë mjetet e kategorisë A1 me kusht që mosha të jetë mbi 21 vjeç, në kategorinë A1 përfshihen motorët me cilindrat deri në 25 kubik. 

Lejet aktuale të drejtimit do jenë të vlefshme deri në përfundim të afatit të saj. Patentat e reja, sipas përfaqësuesve të shërbimit të transportit rrugor, krijojnë kushtet për t’u njohur më vonë edhe në shtetet e Bashkimit Europian. (A.R/SHUPLAKA)

 
Etiketa: patentarisirregulla
Pas

A është i kapur nga Soros? Përgjigjet Lulzim Basha

Para

“Ose bëjmë seks ose do të publikoj videot intime”, arrestohet maniaku nga Përmeti

Para
Arrestohet 47-vjeçari nga Durrësi, i shpallur në kërkim ndërkombëtar

“Ose bëjmë seks ose do të publikoj videot intime”, arrestohet maniaku nga Përmeti

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Republika e Sorosit dhe kartelit” – Berisha zbulon para Amerikës fytyrën e vërtetë të Ramës

Banorët e Ksamilit përballë flakëve, zjarrfikësja s’mund të hyjë nga mungesa e rrugëve

Fotografi rus Grigory Skvortsov dënohet me 16 vjet burg për tradhti ndaj shtetit

Ministri izraelit i mbrojtjes: Sulmet shkatërruan kapacitetet bërthamore iraniane, materiali duhet dorëzuar

Me 71 vota pro dhe 4 abstenim Kuvendi miratoi ditën e sotme ndryshimet në ligjin për sportin.

Erdogan i dërgon mesazh të fortë NATO-s: Armëpushimi mes Izraelit dhe Iranit duhet të jetë përhershëm

Skandal në Ibiza: Futbollisti anglez godet aksidentalisht gruan me karrige

“Prano armëpushimin, ose do të vijmë”: Paralajmërimi amerikan që detyroi Khamenein të tërhiqej

249-vjetori i Pavarësisë së SHBA, E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn: Jemi me fat të kemi Aleatë si Shqipëria!

Tel Avivi mohon përfshirjen në ndonjë plan për eliminimin e Khameneit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.