Programe ekonomike po lejojnë të huajt që të blejnë në mënyrë legjitime nënshtetësinë apo lejen e qëndrimit, në këmbim për investime të konsiderueshme.
Sipas FMN, në një tabelë të quajtur “çmimi i nënshtetësisë”, fenomeni vendoset në perspektivë globale dhe tregohet se përveç Europës dhe Karaibeve, këto programe ekzistojnë edhe në Kanada, SHBA, Australi, Singapor dhe Zelandë të Re.
Opsioni më i lirë për të blerë nënshtetësinë është Dominika, për një investim minimal prej 100 mijë dollarësh.
Në Qipro, kjo vlerë arrin në 2.5 milionë dollarë. Pjesa tjetër në tabelë fokusohet në programet e qëndrimit në botë, ku investimi minimal më i madh për të fituar lejen e qëndrimit, është në Francë me 10 milionë euro.
Ndërkohë, sipas ligjit 108/2013 për të huajt në Republikën e Shqipërisë, ndryshuar me Ligjin nr.74/2016, neni 65 pika 2, një i huaj mund të pajiset me leje qëndrimi nëse ka kryer një investim në Republikën e Shqipërisë në një shumë jo më pak se 2 milionë euro dhe dokumenton se ka krijuar mbi 100 vende pune për një periudhë së paku 1-vjeçare, shkruan Telegrafi.
Ofrimi i nënshtetësisë për shtetas të huaj mund të inkurajojë investime të mëdha për një vend. Në St Christopher dhe Nevis, sasia e parave që qarkullon në sektorin publik prej programeve të nënshtetësisë u rrit në rreth 25% të PBB-së në 2013.
Vendet Europiane po përfitojnë gjithashtu; skema në Portugali përbënte për rreth 13% të investimeve të huaja direkte në 2014-ën. (E.K/SHUPLAKA)