Tyson Fury dhe boksieri shqiptar Sefer Seferi do të ndeshen në Mançester të shtunën, ndërsa britaniku është padyshim favorite absolute për të fituar këtë përballje.
Por legjenda Mike Tyson duket se ka recetën për ta mposhtur gjigantin britanik. “Duhet të qëndrojë agresiv, nga fillimi duhet ta sulmojë”, thotë Tyson për Blick.ch
Megjithatë kjo do të jetë e vështirë për boksierin shqiptar pasi Fury gëzon një avantazh të padiskutueshëm për shkak të gjatësisë së tij, peshës por edhe krahëve më të gjatë.
Tyson Fury rikthehet në ring pas një pauze afro trevjeçare. I ashtuquajturi ‘Gypsy King’ nuk ka zhvilluar një ndeshje profesionale boksi që nga nëntori i vitit 2015 kur e mposhti Ëladimir Klitschkon për t’i fituar titujt IBF, ËBA dhe ËBO.
Për shkak të problemeve personale dhe shëndetësore dhe për shkak të një hetimi në lidhje me dopingun, 29-vjeçari i humbi tituj dhe licencën për të boksuar.
Këto këshilla sigurisht janë në natyrën e Tyson pasi ai në këtë lloj sporti u bë më i njohuri në planet për shkak të modelit të tij agresiv në ring. (B.H/Faxweb)