Pavarësisht se Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve vendosi sot heqjen e mandatit të kryetarit të Bashkisë së Kavajës, Elvis Roshi, shkarkimi i tij nuk varet vetëm nga kryeministri Edi Rama.
Sipas ligjit të pushtetit vendor, kryetari i bashkisë shkarkohet me firmë të kryeministrit dhe pritet te shihet nëse Rama do e firmosë shkarkimin e tij.
Ditën e sotme, KQZ i ka dërguar vendimin kryeministrit Rama, i cili duhet të firmosë për shkarkimin ose jo të tij.
Por edhe në rast se Rama firmos, Roshi mbetet në detyrë. Ai ka të drejtë ta ankimojë në Gjykatë Kushtetuese shkarkimin e tij, njësoj siç bëri edhe ish-kryetari i Bashkisë së Peshkopisë, Shukri Xhelili.
Deri në shprehjen e saj, Roshi mbetet kryetar i Bashkisë së Kavajës. (A.R/SHUPLAKA)
Ja çfarë Ligji për Qeverisjen Vendore:
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”449″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]