00:32 | 28/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Si mund të shërohesh nga koronavirusi? Tritan Kalo jep detajet: Kur pritet të ulet kurba e të prekurve

09:16 | 11/03/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Rastet e gripit janë duke u rritur”, flet Tritan Kalo: Ja grupet më të riskuara, qytetarët të vaksinohen

Mjeku i njohur infeksionist, Tritan Kalo ka theksuar edhe njëherë kujdesin që qytetarët duhet të kenë për koronavirusin, pasi në vendin tonë janë konfirmuar tashmë 10 rastet e para.

I ftuar në “Provokacija”, bashke me te dhenat lidhur me menyren se si trajtohen te prekurit, sqaroi edhe sa sa pritet te jete i pranishem virusi ne vend.

Si shërohen të prekurit

“Nëse vë dorën në një sipërfaqe kur dikush ka teshtirë ose ka përdorur dorën për tu mbrojtur dhe ti i jep dorën. Ai virus në dorën e tij mund të qendrojë deri në tre orë. Jo më kot alfa është kujdesi, që të lani duart.

Duhet të kesh kujdes që brenda 14 ditëve nëse keni siptoma respiratore të tilla si teshtitje, temperatura, vështirësi në frymëmarrje, mund të informoheni në nurmin 127 dhe të thoni që unë jam një individ që kam patur kontakt me një person që ka qenë në këto zona. Vetëizolohuni për 14 ditë që të evitoni kontaktet. 

Ne nuk kemi asnjë rast nga shqiptarët ose qytetarët e tjerë që kanë ardhur në Shqipëri nga Kina që të kenë shfaqur siptoma. Rastet që janë aktualisht janë persona që kanë patur kontakt me të sëmurë nga Italia sepse nuk është treguar i njëjti kujdes nga autoritetet italiane, nga vetë shqiptarët duke e gjykuar se Italia është më pak e kërcënuar se Kina. Ato informacionet e dhëna përditë nga mjekët në televiizone të ndryshme nuk janë fiksuar në kohë”, u shpreh mjeku.

Më tej Kalo është ndalur edhe tek trajtimet që përdoren për të prekurit me virusin e ri.

“Edhe të prekurit, 97% shërohen plotësisht. Shërohen me ndihmë mjekësore, duke marrë trajtime që janë në protokoll, vitamina. I krijohet mundësia organizmit që të përballet me një agresion të tillë. Nëse ka një prekje pulmonare të dyshimta të mbivendosjes bakteriale, ne që në fillim u vendosim shtesa në mjekim  anti-bakteriale. Covid-19 ende nuk ka protokolle anti-covid 19.

Shanset për të prevoluar në rastet më të rënda janë më të pakta nëse ndihma është më e shpejtë. Izolimi në një mjedis spitalor, konsultimi dhe dhënia e ndihmës nga një personel i caktuar. Më pas asistenca nëse ka nevojë për oksigjen, dhe anti viralë. Ardhja e shpejtë në spital që në siptomat e para”, deklaroi mjeku.

Shqipëria nën “ethet” e koronavirusit, mjeku zbulon edhe sa do jetë prezent

Mjeku i njohur Tritan Kalo u shpreh se virusi ka gjasa që në Prill nuk do të jetë më prezent, për shkak të rritjes së temperaturave.

“Temperaturat e ajrit fillojnë dhe rriten. Temperaturat e larta nuk e favoriozjnë dhe ulin ritmin e virusit. Çdo infeksion viral ashtu si edhe gripi ka një kurbë të evolucionit. Gripi fillon në 15 nëntor dhe kulmon në shkurt. Në shohim që gripi ka rënë.

E njëjta gjë po ndodh edhe me Covid në Kinë. Kurbat e zakonshme kanë një evolucion të tillë që ne i themi me zhvendosje pak djathtas. Nuk janë një evolucion të tillë, në mënyre që rritja është graduale. Në fillim të Prillit fillon dhe shuhet. Virusi ka një evolucion që në harkun kohor shtrihen 2-3 muaj”, u shpreh mjeku.

Më tej mjeku ka kërkuar se qytetarët të mos panikosen dhe të mos bazohen në burime informacione të pavërteta.

“Në këtë kohë nuk ka nevojë për tre gjëra së pari të panikohesh, së dyti të influencohesh nga burime informacioni që nuk janë të mirëinformuara dhe e treta të reagosh në mënyrën e një histerie kolektive sic reaguan në ’97 dhe sollën ato pasoja. Ne duhet të nxjerrim mësime nga e kaluara dhe fatkeqësia jonë është që pak mësime nxjerrim ose i kemi mësime shumë jetëshkurta dhe në krye të disa muajve harrojmë cfarë ka ndodhur”, u shpreh Kalo.

Etiketa: tritan kalo
Pas

Ardi Veliu na çon në vitin 20202, urdhëri për drejtoritë e policive plot me gafa

Para

Harvey Weinstein ka thënë se Jennifer Aniston ‘duhet vrarë’ nëse e akuzon

Para
Harvey Weinstein ka thënë se Jennifer Aniston ‘duhet vrarë’ nëse e akuzon

Harvey Weinstein ka thënë se Jennifer Aniston ‘duhet vrarë’ nëse e akuzon

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ministri i Jashtëm izraelit: Bota ka detyrim të ndalojë Iranin nga zotërimi i armës bërthamore

Republika Demokratike e Kongos dhe Ruanda nënshkruajnë marrëveshjen e shumëpritur të paqes në Uashington

Vuçiç u drejtohet studentëve protestues: Ultimatumi juaj nuk është pranuar

Trump flet sërish për Kosovën e Serbinë: Ishin gati për luftë të madhe, unë e ndala!

Zjarr i madh në Peshtan të Fierit, digjen rreth 400 dëngje bari dhe një stallë bagëtish(PAMJET)

Dronët ukrainas shkatërrojnë dy bombardues SU-34 në aeroportin rus

Kosovë, debat për votim të fshehtë/ Kandidatja për kryetare e kuvendit, Haxhiu: Nëse nuk marr 61 vota tërhiqem! Opozita njofton bojkot

Gjermania pezullon për 2 vjet ribashkimin familjar për refugjatët me status mbrojtjeje

124 mjekë të rinj specializantë nënshkruajnë kontratën me MSHMS, Koçiu: Do jeni dëshmitar të transformimeve në QSUNT

Trump kërcënon Iranin: Ju bombardojmë përsëri nëse vazhdoni programin bërthamor

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.