01:32 | 09/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Si mundet persona të tillë ‘kopjac’ të bëjnë politikat e arsimit”, zv/ministri i Arsimit në Shqipëri akuzohet për plagjiaturë

15:55 | 06/10/2018
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Si mundet persona të tillë ‘kopjac’ të bëjnë politikat e arsimit”, zv/ministri i Arsimit në Shqipëri akuzohet për plagjiaturë

Zëvendës ministri i Arsimit, dhe njëkohësisht anetar i Keshillit Kombetar Shkencor (pergatit politikat për kerkim shkencor dhe arsimin e larte), Ervin Demo akuzohet për plagjiaturë nga student Taulant Muka.

Muka ka publikuar një foto të një artikulli të publikuar nga Demo ku një pjesë e konsiderueshme e tij është kopjuar nga libri i Janet Morrison.

“Duke ju uruar nje fundjave te kendshme ju ftoj ta beni share (nese e doni arsimin).

E gjeni dot ndryshimin? Duke kopjuar ne Shqiperi mund te behesh profesor i asociuar, zv. Rektor dhe zv. Minister i Arsimit. Dhe ky nuk eshte kopjimi i vetem!

Can you find the difference? Copy-paste can bring you far in Albania: you can become associate professor, Vice Rector and Vice Minister of Education”, shkruan Muka.

Ervin Demo ka mbajtur më parë postin e zv/Rektorit të Universitetit të Tiranë, për t’u përzgjedhur nga kryeministri Edi Rama në vitin 2017-të, si zv/ministër i Arsimit.

Reagimi i Taulant Mukës

Pershendetje te gjitheve,
bashkangjitur gjeni nje foto qe tregon plagjaturen e zv. Ministrit te Arsimit. Gjykimin mund ta beni vete.

Gjithashtu, zv. Ministri i cili eshte dhe anetar i Keshillit Kombetar Shkencor (pergatit politikat per kerkim shkencor dhe arsimin e larte):
1. Mund te jete ne kundershtim me ligjin e arsimit te larte per titujt akademik.
Z.Demo ka marre titullin profesor i asociuar ne 2012, por sipas Web of Science nuk ka asnje publikim (sipas ligjit te 2007 per te marre titullin duhet nje reviste me faktor impakti qe percaktohet nga Thomson Reuters)
2. Z. Demo vazhdon te publikoje ne revistat “grabitqare” dhe pas demaskimit qe une bera me pare
Ky eshte linku (http://www.mcser.org/journal/index.php/ajis/article/view/10284) per te artikulli i z. Demo publikuar se fundmi ne nje nga tre revistat qe boton MCSER dhe Rochtmann Publishing LTD (http://www.mcser.org). MCSER eshte ne listen e zeze te Beall-it si qender qe boton revista grabitqare. Rochtmann (https://beta.companieshouse.gov.uk/company/09517713/filing-history) eshte nje biznes me zero kapital ne Angli nga Sokol Pacukaj, pedagog ne Universitetin Aleksander Moisiu. Kjo kompani ben dhe “konferenca shkencore” gjasme nderkombetare (zyrtarisht qendra eshte Roma por ne fakt eshte Tirana), te cilat perdoren per te marre titujt akademik. Keto revista i nxora une te TopShow dhe i ka nxjerre Guardians pjese te nje skandali ne Afrike (https://www.google.nl/amp/s/theconversation.com/amp/african-academics-are-being-caught-in-the-predatory-journal-trap-48473).

Pyetja qe lind, si mundet qe persona te tille “KOPJAC” te bejne politikat e arsimit te larte?

Gjithe te mirat,
Taulant Muka, MD, MPH, PhD
(B.H/Faxweb)

 

Etiketa: ervin demoTaulant Muka
Pas

“Babale” montim, paralajmërimi i Ramës: Autorët do ta paguajnë deri në fund!

Para

“Një inkriminim i tmerrshëm”, Vasili: Ja pse Rexhepi është më i sinqertë se Rama!

Para
“Një inkriminim i tmerrshëm”, Vasili: Ja pse Rexhepi është më i sinqertë se Rama!

"Një inkriminim i tmerrshëm", Vasili: Ja pse Rexhepi është më i sinqertë se Rama!

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Bllokada detare nuk do të thyhet”, Izraeli paralajmërojn se do të ndalojë anijen e aktivistëve të nisur drejt Gazës

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA-ve, si funksionon dhe pse presidenti mund të marrë kontrollin e saj

Izraeli nuk do të lejojë Greta Thunberg të shkojë në Gaza

Parashikimi i zymtë për Ukrainën: Hakmarrja e Putin s’ka ndodhur ende

Bisedimet SHBA-Kinë vendosen në Londër, palët diskutojnë për herë të dytë tarifat tregtare

Zgjedhjet në dy komuna lokale, test për Vuçiçin

“Shpenzoni për mbrojtjen”, Rutte: Investoni 5% të GDP, ose filloni të mësoni rusisht

Dita e fundit e “Defender 25”, Ministri Vengu ndjek demonstrimet e trupave në Bizë

“Një provë gjeopolitike për Serbinë”/ Një kinez dhe një britanik arrestohen me urdhër të FBI-së, Beogradi midis Pekinit dhe Uashingtonit

Protesta në Spanjë, Partia Konservatore kërkon zgjedhje të parakohshme

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.