22:56 | 29/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

“Si ndihem në vendin e 7-të në Tiranë”, flet Berisha

20:46 | 09/06/2017
në Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Si ndihem në vendin e 7-të në Tiranë”, flet Berisha

Ish-kryeministri Berisha në një intervistë me gazetarin Lutfi Dervishi dhënë për emisionin ‘Përballë’ në RTSH, ka folur për zhvillimet e politikës në vend. 

I pyetur se si ndihet në vendin e 7-të në listën e Tiranës u shpreh se e shikon këtë pozicion si komod.

Pjesë nga intervista:

DERVISHI: Ndodhemi në mesin e fushatës elektorale dhe janë zgjedhjet e 9-ta parlamentare që nga viti ’91. Z. Berisha është i shtati në listën e qarkut të Tiranës. Si ndiheni me këtë numër dhe me këtë vend?

BERISHA: Shumë komod, absolutisht.

DERVISHI: Komod se është vend i sigurtë?

BERISHA: Jo, nqs numri mund të pretendohej se mund të ishte më parë, unë them se mund të ishte edhe më mbrapa. Domethënë unë kam një problem në këto zgjedhje. Problemi im është një status që unë kam, të cilit edhe po të dua t’i iki, nuk i iki dot.

DERVISHI: Në ç’kuptim status?

BERISHA: Si ish-kryetari i PD-së, si ish-kryeministër, si ish e ish me radhë…

DERVISHI: Domethënë po e frenoni veten për të mos qenë aktiv në fushatë?

BERISHA: Padiskutim. Normale dhe s’mund të jem një zë vokal në fushatë sepse fushata ka një zë dhe ai është i liderit të partisë. Përpiqem me mënyrat e mia nga mëngjesi deri në darkë të ndihmojë PD-në. Kjo është.

DERVISHI: Por aktiviteti juaj publik ndiqet më shumë se kushdo tjetër dhe jo vetëm në rrjetet sociale. Kjo fushatë është krejt e ndryshme nga të tjerat, por nuk kemi parë asnjë koment/qëndrim tuajin për fushatën?

BERISHA: Ke të drejtë! Cila është fushata?! Cilat janë konsideratat e mia?! Kjo është një fushatë unike në historinë e vendit. Kemi një opozitë…

DERVISHI: Kemi opozitë në këtë fushatë?!

BERISHA: Kemi opozitë në këtë fushatë, opozitë të bashkuar, e cila në unikalitetin e fushatës, ka një program që do të thosha që pavarësisht se….

DERVISHI: Të cilin unë ende nuk e kam gjetur në website…

SALI BERISHA: Që pavarësisht se analistët nuk e kanë kapur, por unë mund të them se është absolutisht një nga programet më revolucionare në 27 vjeçare historinë e vendit. Dhe ku qëndrojnë pikat?! Së pari, ky program ka kapur për brirësh problemin themelor të vendit, që është problemi i ekonomisë. Kryetari i PD-së në këtë program ka marrë përsipër një nga vendimet më të vështira dhe më të rëndësishme që mund të marrë një forcë politike në Europë, që është ulja e TVSH-së nga 20% në 15%. 

(M.D/Shuplaka)

Etiketa: lutfi dervishiSali Berisha
Pas

“Hiqni denoncimin t’u jap rrogën”, pronari italian kërcënon punonjësit e Call Center

Para

Basha kalon pranë zyrës së LSI-së në Shkodër: Voltana kjo është parti apo biznes? (VIDEO)

Para
Basha kalon pranë zyrës së LSI-së në Shkodër: Voltana kjo është parti apo biznes? (VIDEO)

Basha kalon pranë zyrës së LSI-së në Shkodër: Voltana kjo është parti apo biznes? (VIDEO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vengu: Brenda vitit 2026 do kemi municione “Made in Albania”

“SHBA-të nuk e njohin qeverinë e Edi Ramës”, gazetari Almer Toska: Opozita duhet të bëhet opozitë e vërtetë

“Grusht shteti gjyqësor”, Administrata Trump reagon ashpër ndaj vendimit të gjykatës

Ambasadori Antonini: Italia mbështet integrimin e Kosovës në BE e NATO

Itali/ Një 27-vjeçar shqiptar kapet me rreth 1 kg drogë dhe euro cash, i gjendet edhe një pushkë me dylbi e vjedhur

Aksident në Lin–Pogradec, automjeti përfundon në korsinë e biçikletave

Forcim i partneritetit strategjik, Rubio takohet me homologun maqedonas

Ukraina përdor për herë të parë “dronin nënë” me inteligjencë artificiale

“Jemi kundër politikave pushtuese!” Mesazhi i qartë i Amerikës për Ballkanin dhe për liderët

Diplomatët në manastirin e Zvërnecit, ambasadorët e akredituar në vendin tonë vizituan një prej veprave bizantine

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.