Një nga pyetjet që ju bënë kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha në konferencën e tij pasi dha dëshmi në Prokurori për protestën e 8 janarit kishte të bënte me prokuroren Elisabeta Imeraj.
Pyetja ishte si ndihet Basha tashmë që u mor në pyetje nga prokurorja që e ka akuzuar disa herë deri para disa kohësh, mirëpo kreu i PD-së tha se nuk u mor në pyetje nga Imeraj por nga një prokuror ‘zotëri’.
Pjesë nga biseda
Pyetje: Bardhi ka deklaruar se është mbajtur proces verbal për personat që kanë hyrë në seli atë ditë?
Basha: As nuk e kam lexuar dhe as nuk kam informacion. Interesi kryesor është që PD dhe demokratët të kthehen sa më shpejt në krye të betejes kundër korrupsionit, larg gjuhës së urrejtjes të një personi që vendos interesin personal mbi interesin e demokratëve. Vija e kuqe është kaluar prej kohës. Duam që të kthemei me të gjithë energjinë tonë në betejën që kemi nisur. Për të iniciaur një drejtësi që nuk mbron por dënon politikanët e korruptuar.
Pyetje: Jeni gati të futeni në zgjedhjet e pjesshme lokale?
Basha: Sapo të njihemi
Pyetje: Si ndiheni që u morët në nga Prokurorja Elisabeta Imeraj që e keni akuzuar deri para pak kohësh?
Basha: E keni informacion të gabuar, jam marrë në pyetje nga një zotëri.
Pyetje: 37 deputetë në parlament?
Basha: Pyetje është konsumuar tashmë. Cilësinë nuk e bëjnë numrat por gatishmëria për të bërë opozitë të fortë dhe ballore. Si mënyra ee vetme për të kthyer shpresën në vend. Të ç’bëjmë efektët shkatërrimtare që po ndjejmë çdo ditë në jetën tonë.
Pyetje: Berisha ju akuzon për bashkëpunim me Ramën?
Basha: Një akuzë shtesë, gënjeshtër shtesë me dhjetëra që janë hedhur. Kjo i shërben Sali Berishës dhe Edi Ramës. Po ndihmojnë njeri-tjetrin. Ne po pbëjmë punën tonë. Kush ka dy pare mend në kokë e kupton që nga këto gënjeshtra përfiton Berisha dhe Rama, dhe humbet shqiptarët. Sa më pak të merremi me të shkuarën, Berisha dhe Rama, i themi që ne jemi shumica dhe jemi të vendosur të lëmë pas hijet e të shkuarës.
(E.H/Faxweb.al)