00:50 | 22/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

Si ndikoi vota e diasporës? PS vetëm 1 mandat plus në Vlorë, Shehaj ‘shpëtoi’ në Tiranë! Lapaj ‘dogji’ 1 deputet në Fier për 520 vota! Rama 9% më shumë se në vend, Berisha 11% më pak

11:23 | 19/05/2025
në Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Si ndikoi vota e diasporës? PS vetëm 1 mandat plus në Vlorë, Shehaj ‘shpëtoi’ në Tiranë! Lapaj ‘dogji’ 1 deputet në Fier për 520 vota! Rama 9% më shumë se në vend, Berisha 11% më pak

TIRANË- Numërimi i votave për partitë përfundoi në rang vendi edhe pas shumë zvarritjesh dhe kontestimesh nga Partia Demokratike për votën e diasporës, sidomos atë të emigrantëve nga Greqia. Për herë të parë, emigrantët shqiptarë nga 85 shtete të botës votuan për të zgjedhur 140 deputetët e rinj të Kuvendit të Shqipërisë.

Jo vetëm shqiptarët brenda vendit, por edhe diaspora shpërbleu Partinë Socialiste të udhëhequr nga Edi Rama. PS mori fitore të thellë edhe në diasporë me plot 122 072 mijë vota, ose 61.12 %. Ndërkohë, koalicioni PD-ASHM i udhëhequr nga Sali Berisha mori 47 034 mijë vota ose 23.55%.

Kjo diferencë e theksuar në favor të PS-së në votën e diasporës është edhe më domethënëse në krahasim me rezultatin brenda vendit. Brenda Shqipërisë, Partia Socialiste mori 733,587 vota, që përbëjnë 52.14% të totalit të votave. Kjo tregon se mbështetja për PS-në është edhe më e lartë në diasporë sesa brenda vendit, me një diferencë prej rreth 9 përqindësh në favor të saj. Nga ana tjetër, opozita jo vetëm që humbi thellë në këto zgjedhje, por krahasuar me votat brenda vendit, Berisha është ndëshkuar edhe më shumë nga emigrantët shqiptarë. Brenda Shqipërisë, PD-ASHM mori 482 086 ose 34.27 %, një rënie prej gati 11 përqind në diasporë në krahasim me votën e saj brenda territorit shqiptar.

Më mbylljen e numërimit u konfirmuan në total 83 mandate për PS, duke i dhënë Edi Ramës një mandat tjetër historik, 50 mandate për PD dhe aleatët duke shënuar një rënie drastike në gjithë vendin nga 63 mandate që kishin në 2021. PSD e Tom Doshit ruajti pozitat me 3 mandate dhe për herë të parë 3 parti të reja futen në Kuvend, 2 mandate për Agron Shehajn e Partisë Mundësia dhe nga 1 mandat për Lëvizjen Bashkë të Arlind Qorit dhe Lëvizjen Bashkë, koalicioni i udhëhequr nga Adriatik Lapaj.

Ndërsa vëmendja kryesore shkoi tek dy partitë e mëdha, të vegjlit vogla arritën të marrin një pjesë të konsiderueshme të votës, sidomos në diasporë. Interesant është rasti i Adriatik Lapajt, i cili mori 3.51% të mbështetjes brenda vendit, që përkthehet në 49438 vota. Por, në diasporë përqindja e mbështetjes ishte dukshëm më e lartë, me 7.40% dhe 14786 vota. Lapaj i kërcënoi edhe një mandat Partisë Socialiste në Fier ndërsa numërohej vota e diasporës për subjektet politike, por nuk ia doli ta siguronte, duke i mbetur PS që në këtë qark mori 12 mandate, ndërsa PD me aleatët vetëm 4 mandate.

Partia Mundësia arriti të sigurojë 3.06% të votave brenda vendit, me gjithsej 4306 vota, ndërsa në diasporë mori 2.97% ose 5926 vota. Lëvizja Bashkë arriti të marrë 1.44% të votave brenda vendit (20274 vota) dhe 2.17% të votave jashtë vendit (4344 vota).

Në total vota e diasporës arriti që në rang vendi të ndryshojë vetëm 1 mandat, të cilin ia dha Partisë Socialiste në qarkun e Vlorës, duke e çuar në plot 9 mandate, 1 më shumë se në vitin 2021. Para nisjes së numërimit të votës së diasporës, PS kishte në rang vendi 82 mandate, ndërsa PD-ASHM 52 mandate, nga 1 mandat Partia Mundësia, Nisma Shqipëria Bëhet, Lëvizja Bashkë dhe 3 mandate PSD.

Por, shqiptarët në diasporë i ‘dhuruan’ një mandat bë Vlorë Edi Ramës duke e çuar në 83 mandate. Ndërkohë, me votat brenda vendit, Partia Mundësia e Agron Shehajt u rrit nga 1 në 2 mandate në Tiranë, ndërsa PD zbriti në 50 mandate. Shehaj e fitoi mandatin e dytë me votat brenda territorit shqiptar dhe me një diferencë të ngushtë e ruajti përmes votave që mori nga diaspora.

Votat e shumëpërfolura nga Greqia nuk patën asnjë ndikim në shpërndarjen e mandateve. Edhe pse ishte një luftë e ashpër mes PS dhe PD në qarkun e Lezhës, demokratët e ruajtën mandatin e katërt me 73 vota diferencë. Edhe pse e kontestuan votën e Greqisë, demokratët festuan kur arritën të ruanin mandatin e katërt në Lezhë po me këto vota.

Ndërkohë, Adriatik Lapaj ishte afër marrjes së një mandati në Fier nga socialistët, por e humbi garën, mandat për të cilin i duheshin 520 vota plus nga diaspora, përveç 9200 votave që mori në qark. Në garë për një mandat në qarkun e Fierit ishte inxhinieri elektrik Azmer Duleviç i Nismës Shqipëria Bëhet, por socialistët e ruajtën trendin e diferencës deri në fund të numërimit, duke e mbajtur mandatin e 12-të edhe matematikisht.

Pas

Vijon “telenovela” në Kosovë, dështon për të 18-n herë konstituimi i Kuvendit

Para

E mitura përfundon në spital pasi konsumoi kokainë, pranga shitësit 22 vjeçar në Sarandë

Para
E mitura përfundon në spital pasi konsumoi kokainë, pranga shitësit 22 vjeçar në Sarandë

E mitura përfundon në spital pasi konsumoi kokainë, pranga shitësit 22 vjeçar në Sarandë

 



Të Fundit

Ushtria izraelite: 100 kamionë me ndihma kanë hyrë në Gaza

Gjenerata online, Smartphoni në ‘majë të hundës’

Sulm me bombë ndaj autobusit të shkollës, ka viktima

Pritet të përdoret edhe nga Trump… Pentagoni pranon avionin nga Katari

Miliarda pako nga TEMU nuk do të jenë më me transport falas? Zbulohet plani që ‘mërziti’ blerësit online

Agjencia Evropiane e Barnave: Adoleshentët evropianë të ekspozuar ndaj rreziqeve të reja të varësisë

FOTOT| Trafik kokaine dhe heroine, kush janë shqiptarët e organizatës kriminale

Pas zgjedhjeve, deputetët kthehen javën që vjen në Kuvend! Në shtator marrin detyrën të rinjtë

Tragjike në Alpet e Zvicrës, orteku i merr jetën dy alpinistëve italianë

“Ka 12 deri në 18 muaj jetë”, ish mjeku i Shtëpisë së Bardhë shokon me deklaratën për Bidenin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.