Kur konsumohet në doza të përshtatshme, soda e bukës rregullon strukturën kimike të organizmit dhe përshpejton shërimin e tij.
Soda e bukës është një përbërës që nuk mungon kurrë në kuzhinë apo në frigorifer.
Përveç përdorimit tradicional, të paktë janë ata që e dinë se soda e bukës ka vlera terapeutike.
Soda e bukës përmban bikarbonat sodiumi që reagon menjëherë sapo bie në kontakt me substanca acidike si uthulla apo kosi.
Pirja e ujit me sodë buke është një traditë e lashtë që rekomandohej kundër sëmundjeve si artriti, problemet me tretjen, urthi apo infeksionet.
Kur konsumohet në doza të përshtatshme, soda e bukës rregullon strukturën kimike të organizmit dhe përshpejton shërimin e tij.
- Soda e bukës kundër urthit
Nëse vuani nga urthi atëherë duhet të dini se pirja e sodës së bukës të shkrirë në ujë ndihmon në neutralizimin e acidit hidroklorik dhe eliminon dhimbjen e urthit.
Bulëzat e ujit ndihmojnë në çlirimin e gazrave dhe largojnë fryrjet.
- Pehashi dhe shërimi
Aciditeti i tepërt në organizëm nxit shfaqjen e shumë sëmundjeve si osteoporoza, kanceri dhe artriti të cilat lulëzojnë në një mjedis me aciditet të lartë.
Pirja e ujit me sodë buke balancon pehashin dhe promovon mirëqenien apo ushqen trupin me energji.
- Kundër inflamacionit
Inflamacioni i kyçeve shkakton shumë dhimbje. Toniku me sodë buke ndihmon kundër akumulimit të acidit uric në urinë, gjak dhe inde.
- Kundër infeksioneve urinare
Uji, lëngu i boronicës së kuqe dhe uji me sodë buke rekomandohen kundër infeksioneve urinare.
Soda e bukës ul nivelin e aciditetit në urinë.
- Më shumë energji dhe gjallëri
Nëse kryeni aktivitete fizike atëherë keni nevojë për shumë energji, të cilën mund ta merrni duke përzier katër gota me ujë me gjysëm luge çaji me sodë buke, një lugë çaji me kripë deti, dy lugë gjelle me mjaltë dhe një lugë gjelle me lëng limoni.
Uji me sodë buke dhe limon
Të shumtë janë ata që e kanë quajtur tonikun e sodës së bukës me limon, një kurë të mrekullueshme.
Limoni është shumë i fuqishëm kundër baktereve dhe mikrobeve.
Ai ndihmon në rregullimin e tensionit të gjakut, lufton stresin dhe parandalon kancerin.
Soda e bukës ekuilibron nivelet e pehashit që e bën të pamundur progresin e sëmundjeve.
Për të përgatitur një lëng të tillë përzieni një lugë gjelle me sodë buke, një gotë me ujë dhe lëngu i një limoni.
Lëreni lëngun të qëndrojë gjatë natës dhe pijeni në mëngjes përpara se të hani ushqim.
Ky tonik do të pastrojë sistemin tretës dhe do të balancojë pehashin.
Ju mund të pini një gotë të dytë përpara se të flini gjumë.
Kujdes
- Soda e bukës përmban shumë sodium ndaj mos e teproni.
- Nëse vuani nga sëmundjet e mëlçisë, veshkave, tensioni i gjakut apo edema atëherë nuk duhet të pini ujë me sodë buke.
- Mos e pini tonikun nëse jeni shtatzënë ose lehonë.
- Fëmijët nën 5 vjeç nuk duhet të pinë ujë me sodë buke
- Nëse pini ilaçe mos pini ujë me sodë buke.
- Mos pini tonikun nëse jeni me stomak plot.
- Ky lëng ju bën më të etur./AgroWeb.org