Prej disa ditësh vendi ynë është duke u përballur me temperatura të larta, shpesh të papërballueshme për një pjesë të shoqërisë.
Veç rëndimit të shëndetit fizik vapa ndikon negativisht te personat që kanë probleme me shëndetin mendor.
Kjo periudhë paraqitet e ngarkuar sidomos në spitalet dhe qendrat që janë rezident persona që kanë probleme me shëndetin mendor, sikurse ndodh dhe në spitalit psikiatrik “ Sadik Dinçi “ në Elbasan.
Psikologia Adela Lamçja thotë se i nxehti ndikon në shtimin dhe përkeqësimin e simptomave depresive dhe agresionit, shpesh të vështira për tu menaxhuar.
“Temperaturat e larta vështirësojnë problemet e cdo individi. Përpiqemi të krijojmë kushte sa më të përshtatshme, me qëndrimin në ambiente me hije, të kenë më tepër ajrosje, të freskohen.
E vështiresojnë gjendjen e tyre psikologjike, nxisin ankthin, e bën më të vështirë përballimin. Nuk mund të themi se ndryshimi i terapisë ndryshon nga vapa”– u shpreh ajo për Faxnews.
Ndërsa protokollet shëndetësore nuk parashikojnë ndryshim të mënyrës së mjekimit me medikamente , në raste të tilla ndryshohet organizimi ditor. Pacientët lejohet të kalojnë më shumë kohë jashtë në lulishte duke i bërë pjesë të aktiviteteve të larmishme.
Probleme mund të hasen edhe tek personat që nuk janë diagnostikuar me probleme të shëndetit mendor, por që përdorin antidepresive, të cilat çrregullojnë aftësinë e trupit për të rregulluar temperaturën e trupit. Kujdesi duhet të jetë maksimal ndërsa sinoptikanët parashikojnë një javë tjetër teje të nxehtë.
Discussion about this post