13:10 | 02/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

Si ndodhi debati mes Vuçiçit dhe Mustafës? Rama tregon të vërtetën nga Sarajeva

20:57 | 16/03/2017
në Kryesore, Politikë, Rajoni, Te Fundit, Te Gjitha
0
Mustafa dhe Vuçiç sherr gjatë darkës, Rama i pranishëm në tavolinë

Kryeministri Edi Rama sqaron sherrin mes homologut të tij serb Aleksandar Vuçiç dhe atij kosovar Isa Mustafa, për të cilin raportuan mediat serbe një mbrëmje më parë.

Në një intervistë me gazetarët në Sarajevë, Rama shprehet se nuk ka patur asnjë debat, përkundrazi.

“Unë mendoj që këto tensione janë artificiale. Janë të ngritura për shkaqe elektorale, që nga treni, te muri, madje dhe te lajmi i përhapur në Prishtinë dhe Beograd, sipas të cilit, qenka bërë sherr mbrëmë në darkë. Unë isha në darkë dhe s’pashë asnjë sherr. Përkundrazi. Kështu që, deri kur të mbarojnë zgjedhjet në Beograd, mos u çudisni nga këto lloj “tensionesh”.”, shprehet Rama.

Pjesë nga INTERVISTA

-Si e shihni të ardhmen e rajonit pas këtij takimi dhe çfarë rëndësie kishte?

Kryeministri Edi Rama: Ky takim është një takim përgatitor të vigjilje të Samitit të radhës, në kuadër të procesit të Berlinit, në Trieste.

U diskutua për avancimin e axhendës së tregut të përbashkët, që është kalimi në një fazë të re të idesë së hedhur prej nesh qysh në Samitin e Parisit. Për ne, ky është një zhvillim shumë i rëndësishëm, pasi do të krijojë mundësi të reja dhe një afrim të mëtejshëm me BE. Ashtu sikundër, pa asnjë diskutim, do t’i japë një nxitje shumë të konsiderueshme ekonomisë, tregtisë dhe marrëdhënieve në rajon.

-Prisni që të sjellë diçka, sidomos në këtë fazë, kur Ballkani dhe Shqipëria është akuzuar nga Serbia dhe ka patur mjaft tensione? Mendoni që do të tejkalohen në një Samit tjetër?

Kryeministri Edi Rama: Unë mendoj që këto tensione janë artificiale. Janë të ngritura për shkaqe elektorale, që nga treni, te muri, madje dhe te lajmi i përhapur në Prishtinë dhe Beograd, sipas të cilit, qenka bërë sherr mbrëmë në darkë. Unë isha në darkë dhe s’pashë asnjë sherr. Përkundrazi. Kështu që, deri kur të mbarojnë zgjedhjet në Beograd, mos u çudisni nga këto lloj “tensionesh”.

Për sa i përket zhvillimit të mëtejshëm të marrëdhënieve mes Beogradit e Prishtinës, unë besoj që janë marrëdhënie të vështira, është një dialog i vështirë, por është e vetmja rrugë për të trajtuar çështje që, jo thjesht janë në interes të përbashkët, por që kanë të bëjnë edhe me përcaktimin në rrugën e integrimit europian dhe me përkatësinë në atë pjesë të komunitetit ndërkombëtar që ne kemi zgjedhur të jemi.

-A është ky model i tregut të përbashkët, d.m.th.një alternativë kundrejt integrimit në Bashkimin Europian?

Kryeministri Edi Rama: E kundërta është e vërtetë, që ky nuk është një model alternativ. Ky është model zhvillimi që përshpejton procesin e integrimit në BE dhe e bën integrimin e tregut të përbashkët europian dhe tregut të përbashkët ballkanik një realitet më shpejt se sa ç’mund të ndodhë me anëtarësimin e vendeve tona në BE.

-Ju e shihni si model të përshtatshëm?

Kryeministri Edi Rama: Ne e kemi propozuar. Si mos ta shohim si model të përshtatshëm. (D.D/Shuplaka)

Etiketa: Aleksandar Vucicedi ramaIsa Mustafa
Pas

Ambasadori amerikan “kundër” krijimit të “Shqipërisë së Madhe”: Jam i kënaqur me kufinjtë që janë!

Para

DENONCIMI/ Me lekë “bëhesh” i shëndetshëm, edhe pse mund të kesh sëmundje ngjitëse

Para
DENONCIMI/ Me lekë “bëhesh” i shëndetshëm, edhe pse mund të kesh sëmundje ngjitëse

DENONCIMI/ Me lekë “bëhesh” i shëndetshëm, edhe pse mund të kesh sëmundje ngjitëse

Discussion about this post

 



Të Fundit

Dibër, dogjën mijëra hektarë sipërfaqe, arrestohen 3 persona për zjarrëvënie me qëllim

EMRI/ Vidhte vila dhe biznese në Durrës dhe Tiranë, përfundon në pranga 21-vjeçari

Një adoleshent palestinez vdes nga uria në Gaza për shkak të kufizimeve izraelite të ndihmave

Gaza, 22 të vrarë në sulmet e fundit izraelite, 12 duke pritur ndihmë humanitare

Komisarja e BE-së kërkon qasje në Gaza për të parë realitetin në terren

Aksioni për lirimin e trotuareve në Tiranë, Rama: Jo vetëm ngrehinat e hekurit, po edhe platformat nën to do të zhbëhen

Pas sherrit qëlloi me pushkë drejt shtëpisë së komshiut, arrestohet një 18-vjeçar në Krujë

Delvinë, deputetja e PD Ina Zhupa: Të dëmshpërblehen në mënyrë të plotë dhe të shpejtë banorët e dëmtuar nga zjarret

“The Sun”: Vizitoni plazhet mahnitëse përgjatë Rivierës Shqiptare

Nisin regjistrimet në arsimin profesional, Denaj: Drejtimi bujqësor siguron punësim të sigurt

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.