05:05 | 03/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Si ndodhi grabitja e banesës së familjes së Damian Gjiknurit, policia jep detajet

07:38 | 13/10/2017
në Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Masa drastike e ministrit Gjiknuri, çfarë do t’u bëjë rrugëve

Policia ka dhënë detaje për mënyrën sesi është grabitur banesa e familjes së ministrit Damian Gjiknuri.  Autorët e dyshuar të ngjarjes dyshohet se kanë vjedhur 300 mijë lekë të rinj dhe disa bizhuteri.

Sjellim në vëmendje që kjo ngjarje ndodhi në rrugën “Maliq Muça”, që ndodhet mes bulevardit “Zogu i Parë” dhe Rrugës së Durrësit, në kryeqytet. Ndërsa në momentin që është realizuar vjedhja, në banesë nuk kishte njeri.

DETAJE NGA POLICA

Sipas “Panorama” nga verifikimet e kryera nga ekspertët e Policisë në vendin e ngjarjes, nuk janë konstatuar shenja të hyrjes me forcë apo thyerjes së derës së jashtme të apartamentit. Ndërsa janë konstatuar gjurmë në ballkonin e shtëpisë, që ndodhet në katin e tretë të pallatit.

Burimet thanë se ka dyshime që autorët mund të kenë përdorur hekurat e dritareve të banesave në katet më të poshtme, për t’u ngjitur në ballkonin e apartamentit ku jetonte nëna dhe vëllai i Gjiknurit.

Vjedhja është konstatuar pak kohë pasi kishte ndodhur, në momentin kur Liri Gjiknuri, 67 vjeçe, është kthyer në shtëpi.

Sapo ka parë rrëmujën, ajo ka dyshuar për një vjedhje të mundshme dhe ka kontrolluar në vendin ku mbante paratë që kursente nga pensioni. Në momentin që ka parë se mungonin paratë, rreth 300 mijë lekë të rinj, ajo i ka telefonuar menjëherë policisë.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Komisariatit nr.3 që kanë kryer veprimet e para hetimore dhe po vazhdojnë hetimet për identifikimin e autorëve. (J.V/Shuplaka)

Etiketa: banesaDamian Gjiknuridetajetfamiljagrabitjapolicia
Pas

Kryemadhi ngre alarmin: Rama të kujton Kim Jong Un, po shkojmë drejt një diktature

Para

Sherr LIVE në emision/ Shpërthen Nano: Na lodhët! Basha: Të të vijë turp

Para
Sherr LIVE në emision/ Shpërthen Nano: Na lodhët! Basha: Të të vijë turp

Sherr LIVE në emision/ Shpërthen Nano: Na lodhët! Basha: Të të vijë turp

Discussion about this post

 



Të Fundit

Plagosje me armë zjarri në Fresk

Hamasi refuzon të dorëzojë armët: Vetëm nëse formohet një shtet i pavarur palestinez

Trump sërish fajëson Bidenin: Lufta në Ukrainë është e tij, nuk është e imja

Tragjedi në Siçili, volejbollistja 20-vjeçare gjendet e vdekur në pishinë gjatë një feste

“Lëreni Gazën të jetojë”-Shpërthejnë protesta pro-Palestinës në New York

Skandal korrupsioni në prokurimin e dronëve në Ukrainë, përfshihen deputetë, zyrtarë dhe anëtarë të Gardës Kombëtare

Dron i dyshuar bjellorus në Lituani, vendi në gatishmëri

Japoni, ariu sulmon një grua jashtë një qendre për persona me aftësi të kufizuara

Broja gati për transferimin te Burnley, përmirësim page në skuadrën e re

Aksident në Korçë, mjeti përfundon i përmbysur jashtë rrugës! Plagoset drejtuesi

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.