23:21 | 16/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Si ndodhi krimi në Bathore, 6 plumba në drejtim të babait, 3 prej tyre zunë nënën

10:26 | 26/07/2017
në Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Vrau babain dhe plagosi nënën, i riu: Nuk doja të ndodhte

Tre ditë pas ngjarjes së rëndë në Bathore, ku 21 vjeç ka vrarë të atin me armën e shërbimit dhe ka plagosur aksidentalisht të ëmën, Gjykata ka vendosur “arrest me burg “për të riun.

Ai akuzohet për dy vepra penale “Plagosjes me dashje” dhe “Vrasjes me Paramendim”. Dosja është dorëzuar në Gjykatën e Krimeve të Rënda, deri në përfundim të gjykimit.

Pse ndodhi krimi?

Miral Metallari dhe i ati Myftar Metallari po punonin për ndërtimin e një muri në shtëpinë e tyre në Bathore. Myftari (vikitima) është grinder me djalin duke i thënë se nuk bën dot një punë. Kjo e ka nxehur 21 vjeçarin i cili ka marrë armën e shërbimit të të atit dhe e ka drejtuar drej babait. Në këto momente ka ndërhyrë e ëma ( e plagosur) e cila  ka marrë tre plumba. Me pas autori ka qëlluar me tre plumba të tjerë të atin duke e lënë të vdekur në vend.

Në bazë të veprimeve hetimore të deritanishme, ka rezultuar se shtetasi Mirald Metallari menjëherë pas ngjarjes është larguar  me një automjet të markës “Ford”, për të transportuar  nënën e tij, shtetasen Nurie Metallari në spitalin e traumës Laprakë. Me marrjen e këtij  njoftimi, nga ana e Policisë u bë ndalimi i mjetit në rrugën “Lord Bajron, ku njëkohësisht u bë edhe ndalimi i shtetasit Mirald Metallari si dhe është bllokuar arma e zjarrit tip pistoletë, model “TT”.

SI KA NDODHUR KRIMI:

Është pyetur në cilësinë e personit ndaj të cilit zhvillohen hetime në praninë e avokatit të zgjedhur kryesisht, shtetasi Mirald Metallari, i cili ndër të tjera ka deklaruar se:

Më datë 24.07.2017 rreth orës 06:00 të mëngjesit, ka ndihmuar të atin  (Miftarin) për të bërë disa punime në oborrin e shtëpisë së tyre dhe kur ka qenë duke punuar, rreth orës 11:00, në një moment i është derdhur karroca e mbushur me llaç në tokë. I ati e ka gjuajtur me grusht në pjesën e buzës dhe pas këtij veprimi, Mirald-i ka hyrë në banesë, ku aty kanë qenë 2 (dy) motrat e tij, të cilat kanë dal jashtë dhe ky ka shkuar te dhoma e të atit . Aty ka marrë armën e shërbimit të  babait dhe pasi ka dal me armë në dorë te dera, ka vërejtur të ëmën shtetasen Nurie Metallari, e cila ka tentuar ta ndaloj dhe në këtë moment ai e ka shkrepur armën me drejtim nga dyshemeja. Nëna e tij  ka dashur përsëri ta ndaloj, por Miraldi ka qëlluar me armën e zjarri në drejtim të saj në një distancë prej 3 (tre) metrash.

Ndërkohë, i ati, Miftari, ishte duke ardhur në drejtim të Mirald-it, ky i fundit ka hapur zjarr edhe ndaj tij duke mbaruar të gjithë fishekët që kishte në karikatorin e pistoletës. Më pas Mirald-i thekson se ka shkuar te e ëma, e cila ishte shtrirë përtokë në verandën e shtëpisë,  e ka marrë atë dhe e ka futur në makinën e tij, me qëllim për ta dërguar në spital. Me vete ka patur edhe armën e zjarrit që kishte kryer ngjarjen. Ai është nisur për në Spitalin e Traumës Laprakë, kur ka qenë në hyrje të rrugës për te spitali  e ka ndaluar një patrullë policie, dhe e ka shoqëruar atë në mjetin e policisë, ndërsa të ëmën e kanë dërguar në Spitalin e Traumës Tiranë. Në deklarimin e tij ky shtetas thekson se armën ua ka dorëzuar vet punonjësve të policisë. Në shpjegimet e tij ky person sqaron se nuk ka patur konflikte të mëparshme me të atin .  (J.V/Shuplaka)

 

 

 

Pas

Aksidenti me pasojë vdekjen në Shkodër, arrestohet punonjësi i policisë

Para

Mblidhet KQZ për rezultatin final të zgjedhjeve, Kaso: Janë të jashtëligjshme, paratë e krimit blenë votat

Para
Zhbllokohen faqet online të KQZ, Kryeministrisë dhe Ministrisë së Brendshme

Mblidhet KQZ për rezultatin final të zgjedhjeve, Kaso: Janë të jashtëligjshme, paratë e krimit blenë votat

Discussion about this post

 



Të Fundit

SHBA/ Senatori demokrat Tim Kaine prezanton rezolutën që kërkon tërheqjen e forcave ushtarake amerikane nga konflikti Izrael-Iran

Izraeli nis sulmet të reja në perëndim të Iranit, goditet infrastruktura e raketave tokë-tokë

Serbia dhe Bosnja votuan kundër deklaratës së Samitit të Evropës Juglindore në Tiranë, Begaj: Janë në të drejtën e tyre…

BE-ja pranë një marrëveshjeje historike tregtare me SHBA-në, Trump paralajmëron deportime masive në qytetet kryesore amerikane

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit: Po sulmojmë hedhëset e raketave balistike në perëndim të Iranit

Ambasada gjermane për dëbimin e anëtarëve të MPB-së serbe: Duhet të ofrohen mjete ligjore

Aksident i rëndë në Delvinë! Makina bie nga ura, shoferi niset me urgjencë drejt Traumës

Më shumë se 20 palestinezë u vranë nga Izraeli pranë vendeve të ndihmës në Gaza

Konflikti i armatosur mes Izraelit dhe Iranit, krahasimi i sistemeve të tyre politike

Ministri i Jashtëm izraelit: Nuk themi se Khamenei është objektiv, por as nuk e mohojmë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.