Menjëherë pas takimit me presidentin e Francës Macron, kryeministri Edi Rama u kthye në Shqipëri, ndryshe nga sa ishte parashikuar.
Gjatë së martës paradite ishte përfolur se kreu i qeverisë do të udhëtonte nga kryeqyteti francez në për në Sofje ku të enjten nis një samit i vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Europian.
Çështja e ministrit të brendshëm Fatmir Xhafaj duket se e ka vënë në alarm kreun e qeverisë, dhe për të dhënë mendimin e tij ka zgjedhur mbledhjen e grupit të PS-së.
Menjëherë pas kthimit nga Parisi Rama është ‘kyçur’ në zyrën e tij në kryeministri, edhe pse nuk ka preferuar që të ketë një takim kokë më kokë me Xhafën.
Rama paralajmëroi dje se të gjitha sqarimet në lidhje me çështjen Xhafaj do të jepen sot në orën 11:00 në mbledhjen e grupit të PS-së.
Nuk dihet nëse do të ketë dorëheqje ose shkarkim, apo Rama do të konfirmojë mbështetjen e tij për Xhafajn.
(E.K/FAXWEB.AL)
Discussion about this post