Grushta edhe jashtë ringut. Kështu ka përfunduar ndeshja mes Alban Beqirit të Tiranës dhe Arjon Kajoshit të Vllaznisë në boks.
Tifozët e boksierët e ekipeve respektive kanë nisur konflikt fizik mes tyre në parketin e pallatit të sportit “Qazim Dervishi”. Duke folur pas ndeshjes , trajneri i ekipit të Vllaznisë është shprehur se tifozeria është provokuar nga ekipi rival.
‘Nuk e kam gjuku unë ndeshjen, tifozët e Shkodrës kanë ndejtur në vendin e vetë, ka vajtur dhe ka shajt tifozët me rop shpie, kjo nuk falet për atë që ka qenë pedagog në radhë të parë. Unë e kisha të fitum kampionatin, e kisha kryer misionin tem, ta fitonte kampionatin, kush po e pengon”, u shpreh Zef Gjoni.
Tashmë ndeshja është ndërprerë, pasi boksieri i Tiranës nuk kthehet në ring.