Është votuar me 69 vota pro, dy kundër dhe dy abstenim si Kryeprokurore e Përkohshme Arta Marku. Opozita nuk ka mundur që të bllokojë mazhorancën për të marrë këtë vendim. Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla u shpreh pas votimit të mbyllet senaca e sotme.
Po si njihet kryeprokurorja Arta Marku:
Ajo njihet si shoqja e deputetit socialist Ulsi Manja, pasi së bashku ata kanë qenë në Prokurorinë e Shkodrës. Marku ka qenë një nga kandidatet më të favorizuara që prej fillimit, edhe pse në karrierën e saj nuk ka ndonjë çështje shumë të madhe për të cilën ka hetuar.
Kryeprokurorja e Përgjithshme e Përkohshme është diplomuar si juriste në vitin 1999 në Fakultetin e Drejtësisë në “Universitetin e Tiranës”.Në vitin 2002 ka përfunduar studimet në Shkollën e Magjistraturës ,Tiranë.
Nga viti 2003 dhe në vijim është trajnuar brenda dhe jashtë vendit nga institucione akademike si Shkolla e Magjistraturës,Universiteit i Gjenevës,Fakulteti i Drejtësisë ,TAIEX,OPDAT etj.Arta Marku ka punuar si prokurore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier për dy vite në periudhën 2001-2002.
Nga viti 2002 dhe vazhdim është emëruar prokurore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër.Ndërkohë në Prill 2009-Janar 2016 ka ushtruar detyrën e zv.drejtueses të njësisë së përbashkët Hetimore për hetimin e krimit Ekonomik dhe Korrupsionit në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër.
Gjatë viteve 2010-2014 Arta Marku ka punuar si Pedagoge në Universitetin Gjon Buzuku në Shkodër.Marku e ka nisur karrierën e saj në kohën kur kryeprokuror në Shkodër ishte Ulsi Manja, ndërkohë që prej 16 vitesh dosjet e hetuara prej saj dhe të përfaqësuara në Gjykatë kanë qenë fare të pakta.
Një ndër to është dosja ndaj pedagogut Fran Qafa, i cili më pas mori pafajësinë në Gjykatë.Kryeprokurorja është e martuar dhe ka 2 vajza.
(E.K/FAXWEB)
Discussion about this post