09:34 | 21/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Si nuk di një ligj të plotë të dërguar në Kuvend për shqyrtim dhe miratim nga opozita?

10:05 | 30/05/2018
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Propagandë në pavionin e Dostojevskit

Nga Artan Fuga 

Entropi opozitare!

Si është e mundur që nuk di një ligj të plotë të dërguar në Kuvend për shqyrtim dhe miratim nga ana e deputetëve të opozitës?

Mbase ka, por unë nuk di asnjë. Asnjë të vetëm.

Mund të mos ishte i të gjithë deputetëve ose i të gjithë grupit parlamentar, por edhe qoftë vetëm me iniciativë të një grupi deputetësh opozitarë.

Nuk aprovohet sepse nuk ka shumicë?

E para, kjo nuk mund të thuhet a priori, duhet provuar një herë, dy, tre herë, dhjetë herë, për të dalë në përfundime. E dyta, elektorati i gjerë edhe poqese projektligja në fjalë nuk do të aprovohej do të shihte sesi është fryma ligjëbërëse e opozitës, pra do të ishte i qartë se për kë do të votonte pastaj. Përndryshe kur sheh bosh në të gjitha anët ai sigurisht do ta shesi votën. I merr asaj maksimumin e mundshëm.
E treta, në këtë mënyrë opozita do të ishte krijuese dhe në gjirin e saj nuk do të spikasnin ata që bërtasin më shumë, përleshen me forcat e rendit, dalin në rrugë fizikisht, dinë të hedhin e presin fjalë të shkurtra vrastare, por mbi të gjitha ligjëvënësit, ata që për të bërë ligje marrin pagat dhe honoraret.

Si nuk pashë ndonjë deputet ose grup deputetësh të bëjnë takime me elektoratin. Jo takime sa për të shkuar radhën, dhe për t’u përshëndosh e pirë raki, meze, a ngrënë pula të pjekura si ballistët e qëmoti,as për të ngrënë kaposha deti a qingja si komisarët e dikurshëm që shkonin të deleguar, por për t’u konsultuar me teknicienë, inxhinjerë, intelektualë, artizanë, bujq, njerëz në pikë të hallit, për të konsultuar me ta projekt-ligjet.

Si është e mundur që nuk di asnjë numur telefoni deputeti, a sekretareje të tij, si nuk di publikisht ku janë zyrat e deputetëve të opozitës, ku presin njerëzit. Mbetën banaqeve të televizioneve duke bërtitur e mos thënë gjë përballë pushtetarëve që janë kaq rehat dhe kaq qetë kur koha televizive humbet në sharje e llomotitje.

Si është e mundur që nisur nga informacione që cdo qytetar mund t’i marri, nuk bën asnjë analizë të veprimtarive të institucioneve publike duke u vendosur këmbët në një këpucë drejtuesve të tyre pashallarë, të politizuar dhe një pjesë krejt të paaftë!

Si nuk bënë takime me këshilltarët opozitarë të bashkive në rrethe për të parë problematikat e përbashkëta duke e rajonizuar aktivitetin politik vendimmarrës të opozitës?

Si është e mundur!

Si është e mundur që nuk patëm njëherë një analizë sektoriale për të kaluarën e qeverisjes së saj në nivel grupi parlamentar, një analizë kritike e ligjeve të kaluara kur ishte në shumicë dhe të nxirreshin në mënyrë menaxheriale mësimet për të ardhmen!

Si është e mundur që nuk pamë dot një politikë ndryshe atje ku opozita zotëron postin e kryetarit të bashkisë ose ka shumicën e këshilltarëve bashkiakë.

Si është e mundur që nuk pamë alternativa të tjera nga ata faktorë që janë mbështetur nga opozita në këshilla a borde drejtuese institucionesh publike dhe nuk dihet se me qendrimet e tyre përfaqësojnë mendimin e tyre kritik apo programe politike opozitare.

Si është e mundur!

Nuk po kërkoj të shoh ndonjë libër studimor, a ndonjë libër qoftë me përvoja politike, shkruar nga ndonjë deputet.
Nuk po kërkoj shkrime që të mos jenë opinione, por pozicione politike e juridike me autor ndonjë deputet.
Nuk shoh deputet në auditore studentësh që të shpjegojnë politika e shfaqin a shpalosin mendime e projekte!

Tallava.
Tallava!

Sherr në mëngjes!
Lutje në darkë!

Si është e mundur që grupi parlamentar nuk thërret specialistë e teknicienë për të debatuar me ta hapur kur përgatitet përballë projektligjeve që shkojnë në Kuvend. Si është e mundur!

Si nuk kërkon hapjen e sallës të kuvendit për publikun që ka të drejtë të shohi si funksionojnë punët në komisione dhe jo vetëm estradën e së enjtes në televizion!

Si është e mundur!

Mos e ngacmo opozitën?

Pse jo!

Cështja e pushtetit sekretin e ka te opozita. Pushteti dihet!

Si është e mundur që ky konfuzion i madh, kjo amulli, kjo entropi stagnative midis deputetit dhe militantit të opozitës, midis këshillit a komitetit drejtues dhe grupit parlamentar të opozitës, midis protestuesit dhe gazetarit të opozitës, midis mendimit opozitar dhe shtyrjes sup më sup opozitare, midis mitingut opozitar dhe aktivitetit ligjbërës opozitar, midis politikanit opozitar dhe analistit.

Si janë shkrirë me njeri tjetrin të gjithë deputetët me ndonjë përjashtim shuuuuumë të rrallë,sa që në perceptimin popullor, te kafja e burrave te lagjia ime, për t’a thonë “Ata mo??? Të gjithë njësoj janë!”

“Ata mo? Të gjithë njësoj janë!” Të shkrirë në një valle të madhe si në një orgji me mish e raki, me “klepta e lefta”.

“Ata mo? Të gjithë njësoj janë!”

Dhe trishtimi e dëshprimi të mbulon, duke kthyer filxhanin e kafesë te lokali i lagjes. Cfarë do t’u thuash nuk dëgjojnë. “E mo se edhe ju profesorat si ata jeni!” – dëgjon heshtjen që flet!

Si është e mundur që na ka braktisur opozita!

 

 

Pas

Mediat i zbuluan pasurinë, Ndoka në telashe: U futa në sherr me 3 djemtë, plasën telefonatat…

Para

“Kërkoj falje, ja pse e bëra”, çfarë veprimi bëri Zhegrova ndaj Shqipërisë për të cilin këkoi ndjesë (VIDEO)

Para
“Kërkoj falje, ja pse e bëra”, çfarë veprimi bëri Zhegrova ndaj Shqipërisë për të cilin këkoi ndjesë (VIDEO)

“Kërkoj falje, ja pse e bëra”, çfarë veprimi bëri Zhegrova ndaj Shqipërisë për të cilin këkoi ndjesë (VIDEO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Man. City fiton me tre gola në lamtumirën e De Bruyne, merr vendin e tretë në Premier League! Tri pikë për Palace

26 vjet nga masakra e Stagovës së Kaçanikut

Marco Rubio mohon planet e dyshuara të SHBA-së për të deportuar banorët e Gazës në Libi

Goditet rrjeti i drogës Ballkan-Itali: Në pranga edhe administratori i një kompanie transporti

Alarmi për eksploziv në sheshin përgjatë Velierës në Durrës, perimetri i sigurisë u ruajt gjithë natën, sot forcat xheniere kryen shpërthim të kontrolluar

Parandalohet ngjarja e rëndë kriminale në Patos, 45-vjeçari tenton të vrasë bashkëshorten

Vijon saga/ Kuvendi i Kosovës mblidhet sot për herë të 19 në seancë konstituitive

Kontrollet kufitare si instrument parandalimi? DW: Refugjatët dhe migrimi, kritika të ashpra ndaj Gjermanisë

Nga De Jong te Yamal, Barça blindon yjet, por Laporta flet për Haaland

Trafik droge nga Shqipëria drejt Italisë/ Lëshohen 52 urdhër arreste, sekuestrohen miliona euro pasuri

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.